Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Aktorja turke dhe basketbollisti i njohur i japin fund beqarisë, caktohet data e dasmës

Panorama Plus/ Aktorja turke Ebru Şahin dhe bashketbollisti Cedi Osman po i japin fund beqarisë, ndërsa së fundmi është bërë e ditur edhe data e dasmës së çiftit të njohur.

Mediat turke kanë publikuar datën dhe vendin e dasmës së Cedi Osmanit dhe Ebru Şahin , të cilët bashkëjetojnë që nga vera e vitit 2020 . Aktorja , e cila ka lujatur role në shumë seriale të njohura në vendin tonë, dhe Cedi Osman, basketbollist i kombëtares së NBA, do të martohen në Maqedoni më 1 korrik.

Sa i përket dasmës, mediat turke shkruajnë se çifti do ta zhvillojnë më 7 korrik në plazhin Fly-Inn në Çeşme , ku nisi edhe dashuria e tyre.

Cedi Osman i propozoi të dashurës së tij shtatorin e kaluar me pamjen unike të Kapadokias dhe mori përgjigjen ‘po’. Në ditën e lindjes së Ebru Sahin, Cedi Osman shkoi tek familja e saj në Tekirdağ, ku çifti u fejuan. E njohur me rolin e saj “Rejhan”, aktorja turke, Ebru Sahin është tejet e pëlqyer dhe e ndjekur nga shikuesit shqiptarë.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Aktorja turke dhe basketbollisti i njohur i japin fund beqarisë, caktohet data e dasmës

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×