Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dinamika/ Si u vra me pistoletë 74-vjeçari në lokalin e tij. Autori ka qenë i maskuar! 26 plumba në vendin e ngjarjes! Pistat ku po heton policia

Shkodra është tronditur mbrëmjen e të mërkurës (15 qershor) nga një vrasje me armë zjarri. Viktimë ka mbetur një i  moshuar, 74-vjeçari Lulash Qepuri, i cili është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Korrespondenti i Panorama në Shkodrës thotë se në momentin kur edhe ndodhi ngjarja, rreth orës 22:00 Qepuri ishte në ambientet e lokalit në pronësi të tij në fshatin Stomgolem në njësinë administrative Rrethinat.

AUTORI

Mësohet se personi që ka qëlluar ndaj 74-vjeçarit ka qenë i maskuar dhe ka ardhur nga ura e Bardhajve në drejtim të Stomgolemit, aty ku ishte edhe i moshuari. Autori ka qëlluar disa herë me pistoletë duke e lënë të plagosur fillimisht, por më pas ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Më pas, autori ashtu sic ka ardhur në këmbë është larguar me vrap në këmbë.

DJALI I VIKTIMËS KA QËLLUAR AUTORIN

Pasi është qëlluar ndaj 74-vjeçarit, djali i tij ka marrë një armë dhe i është kundërpërgjigjur. Pra janë përdorur dy armë zjarri, pistoleta e autorit dhe armë që është përdorur nga djali i viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhojat, 10 janë nga  pistoleta dhe të tjerat nga shotgani. Po ashtu mendohet se skena mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të sekuestrohen nga policia. Ndërkohë djali i viktimës është shoqëruar në polici për të dhënë sqarime të mëtejshme.

HETIMET

Vrasja e 74 vjecarit, Lulash Qepuri është e e paqartë, por ajo që dihet është se në vitin 2012 ai është arrestuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Dyshimet e para që ka policia janë për shkak të drogës, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Dinamika/ Si u vra me pistoletë 74-vjeçari në lokalin e tij. Autori ka qenë i maskuar! 26 plumba në vendin e ngjarjes! Pistat ku po heton policia

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×