Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Nuk mbaj mend ta kem bërë këtë”- I moshuar me Alzheimer masakron me thikë mbesën në dhomën e saj të gjumit! Ngjarja që shkaktoi tronditje dhe debatet në gjyq

Filloi si një debat familjar dhe përfundoi në tragjedi. Një vajzë adoleshente u godit me thikë për vdekje nga gjyshi i saj i moshuar, ngjarje që tronditi Japoninë dy vite më parë.

I moshuari Susumu Tomizawa doli në gjykatë ku u shpreh se “nuk mbante mend ta ketë bërë këtë”.

88 vjeçari është diagnostikuar me Alzheimer, forma më e zakonshme e dementias, dhe avokatët e tij thanë ai s’mund të jetë penalisht përgjegjës për masakrimin e mbesës pasi sëmundja e tij i shkakton humbje të kujtesës.

“Ai ka qenë i papërgjegjshëm për shkak të dementias dhe konsumit të alkoolit. Për këtë arsye duhet të deklarohet i pafajshëm”, thanë avokatët.

Por gjykata e refuzoi kërkesën e tyre. Ai u dënua me 4,6 vite burg për vrasje.

Rasti tronditi shumë njerëz në Japoni, një komb me popullsi të moshuar ku numri i pacientëve me dementia po rritet.

Gjyqi, i transmetuar live nga gjykata, u ndoq nga shumë njerëz që shprehën keqardhje për Tomizaëa dhe vdekjen e Tomomi.

Gjyshi dhe mbesa jetonin së bashku në banesën e tij në qytetin Fukuo. Mbrëmjen e 9 shtatorit 2020, pas një debati mes tyre Tomizaëa masakroi mbesën.

Ai tregoi në gjykatë se atë natë kishte pirë shumë. I mërzitur dhe i dehur, kishte marrë një thikë kuzhine 17 centimetra, hyri në dhomën e gjumit të mbesës dhe e goditi vazhdimisht në qafë.

Më pas, i moshuari  njoftoi djalin e tij të madh duke i thënë se kishte gjetur trupin e gjakosur të Tomomit. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi 88-vjeçarit.

Gjendja mendore e Tomizaëa ishte një fokusin kryesor në gjyqin e tij, ndërsa mjekët, avokatët dhe gjyqtarët debatuan nëse ai kishte vrarë apo jo me vetëdije mbesën.

Mjekët, që vlerësuan gjendjen e tij, këmbëngulën se ai kishte një motiv për kryerjen e vrasjes.

“Veprimet e tij ishin të qëllimshme”, tha psikiatri mjekoligjor Hiroki Nakagaëa në gjykatë.

Prokurorët thanë se i moshuari ishte në gjendje të kontrollonte veprimet e tij dhe “zotëronte aftësinë për të gjykuar të drejtën dhe të gabuarën”, pavarësisht sëmundjes së tij.

Në vendimin e saj, gjykata pranoi se i moshuari ishte me, por theksoi se ai e kishte kuptuar rëndësinë e veprimeve të tij.

Sipas ekspertëve, Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës që prek të moshuarit.

“Është një sëmundje dëmton trurin”, tha Jason Frizzell, një psikolog i specializuar në çështjet e gjykatave penale. “Pothuajse në të gjitha rastet, ka një rënie graduale të aftësive njohëse të një personi me kalimin e kohës.”

Sëmundja sulmon trurin dhe humbja e kujtesës përkeqësohet. Simptomat si paranoja, konfuzioni, madje edhe sjelljet e dhunshme janë karakteristë e sëmundjes.

“Konteksti i situatës mund të luajë gjithashtu një rol në agresion, nëse një pacient ndihet i frikësuar”, tha psikologu.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

“Nuk mbaj mend ta kem bërë këtë”- I moshuar me Alzheimer masakron me thikë mbesën në dhomën e saj të gjumit! Ngjarja që shkaktoi tronditje dhe debatet në gjyq

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×