Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

SPAK i sekuestroi miliona euro pasuri, familja Sharra përfituese e qindra miliona lekëve nga këto tre Bashki

GAZETASHQIPTARE.AL/ Autoritetet vunë nën sekuestro një ditë më parë pasuritë e Gentian Sharrës dhe të të atit të tij, Mustafës.

Babë e bir pretendohet se janë posedues të një pasurie të paktën 5 milionë euro, ndërkohë që emri i Gentianit ka një vend të rëndësishëm në dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Bashkëshortja e Gentianit është bërë pjesë e disa garave tenderuese, duke u shpallur fituese herë pas here. I fundit, sipas informacioneve që vijnë nga grupi hetimor, lidhet me shpërndarjen e ushqimeve për Spitalin Psikiatrik që ndodhet në këtë qytet.

Kështu, dëshmia e dhënë nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK ka vënë në lëvizje të gjithë sistemin e drejtësisë, pasi kanë nisur konfiskimet dhe sekuestrimet e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë paratë në mënyrë të paligjshme.

Nga të dhënat e Open Data shihet se kompania e Olta Sharrës, bashkëshortes së Gentian Sharrës ka qenë përfituese e qindra miliona lekëve nga Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe të Cërrikut. Foto më poshtë:

Nga të dhënat e Open Data rezulton se Olta Sharra ka përfituar 8 tendera për furnizimin me ushqime të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit, me një shumë totale që shkon rreth 300 milion lekë. Tabela më poshtë:

Paraditen e djeshme, Gjykata e Elbasanit njoftoi se kishte sekuestruar 5 milionë euro pasuri, të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra, pas të dhënave se ato ishin vënë përmes aktivitetit të paligjshëm.

Sharrës iu sekuestrua një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim, si dhe një sipërfaqe e madhe toke. Sidoqoftë, hetimet në lidhje me pasurinë e familjes Sharra janë në fazën paraprake dhe së shpejti pritet që Prokuroria e Posaçme të dalë me një hetim konkret për implikimin e Gentianit në aktivitet kriminal, nga i cili dyshohet të ketë ardhur edhe pasuria e tij.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

SPAK i sekuestroi miliona euro pasuri, familja Sharra përfituese e qindra miliona lekëve nga këto tre Bashki

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×