Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“U qëllova me armë nga një distancë e vogël”- I “forti” i Nikles tregon si i shpëtoi atentatit: Unë ndalova, më erdhi një makinë nga pas dhe…

Marklen Haka, i cili ditën e djeshme i shpëtoi një atentat me armë zjarri ka dhënë dëshminë e tij para policisë.

Sipas News24, Haka ka deklaruar se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë të cilën e kishte nga pas. Sipas tij, personat qelluan nga nje distance e vogel.

“Po udhëtoja me makinën time dhe ndalova në Nikël. U qëllova me armë zjarri nga makina që kisha pas. Persona qëlluan me armë ndaj meje nga një distancë e vogël. E pashe makinën pas meje, por nuk mendova se do qëllohesha”, mësohet se ka deklaruar Haka.

ATENTATI

Marklen Haka ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën e tij, në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, kur një person që lëvizte në këmbë i është afruar dhe e ka qëlluar nga një distancë e afërt me armë zjarri tip pistoletë. Plumbi e ka kapur në nofull duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15:00, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë. Kanë qenë miqtë e tij, të cilët e kanë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia që nisi menjëherë nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

Dëshmitarët kanë deklaruar se një djalë me kapele dhe me syze dielli ka qëndruar afër vendit të ngjarjes për afro 30 minuta dhe në momentin që Marklen Haka është shfaqur me makinë, ai iu afrua dhe e qëlloi me pistoletë.

Sipas tyre, autori është larguar më pas me shpejtësi duke menduar se objektivi kishte ndërruar jetë, sepse fytyra iu mbulua komplet nga gjaku. Policia ka mbledhur edhe disa kamera sigurie të bizneseve që ndodhen në zonë, me qëllim për t’i përdorur për të mësuar më tepër detaje rreth autorit. Nga ana tjetër, grupi hetimit ka marrë në pyetje disa nga miqtë dhe të njohurit e Marklenit, pasi vetë ky i fundit e ka pasur të pamundur të japë dëshmi për shkak se gjendja shëndetësore nuk ia lejonte.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

“U qëllova me armë nga një distancë e vogël”- I “forti” i Nikles tregon si i shpëtoi atentatit: Unë ndalova, më erdhi një makinë nga pas dhe…

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×