Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Grabitja me kallashnikov e filialit të BKT-së në Koplik! Kush janë 3 të arrestuarit dhe si u organizua aksioni (Emrat)

SENAD NIKSHIQI/ Rreth një muaj pas grabitjes me armë zjarri të filialit të një banke në qytetin e Koplikut, Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të çojë në prangat tre nga autorët e dyshuar, ndërsa një person i katërt është shpallur në kërkim.

OPERACIONI

Operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”, përfundoi me arrestimin e vëllezërve Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe, si dhe të 22-vjeçarit, Bekim Gurraj.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë, sepse në datën 9.5.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKTsë, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare”, sqaroi kreu i Policisë së Shkodrës, Hamdi Fjora, gjatë një konference me prokurorin e çështjes, Gëzim Spahiu.

DINAMIKA

Pas hetimeve, është zbardhur edhe dinamika e plotë e ngjarjes. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së grabitjes, autorët fillimisht neutralizojnë rojën e bankës, i cili në përpjekje për t’i ndalur rrëzohet në tokë. Ata e marrin me forcë dhe e fusin brenda ambienteve nën kërcënimin e armëve.

Dyshohet se koka e grabitjes është shtetasi Bekim Gurraj, i cili rezulton të jetë maskuar me një maskë “Scay Movie”. Ai bashkë me dy vëllezërit, kërcënon edhe punonjësit e bankës që të mos bëjnë rezistencë, ndërsa mbajnë në dysheme rojën e institucionit. Policia dhe Prokuroria e Shkodrës bëjnë me dije se nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore se autorët e arrestuar tanimë, për kryerjen e aktivitetit kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik. Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

ARMA GJENDET NË LIQEN

Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës nga ku edhe mori emrin operacionit.

Kanë qenë palombarët e RENEA-s, ata që kanë zbuluar njërën prej armëve të zjarrit tip kallashnikov në ujë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës tjetër.

“Deri tani, palombarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov”, sqaroi Policia.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Gjatë operacionit, nga kontrolli i banesave të shtetasve të lartpërmendur, janë gjetur nga ana e forcave të rendit një sërë materialesh të jashtëligjshme.

Më konkretisht, në banesën e shtetasit Bekim Gurraj u gjetën dy radio marrëse-dhënëse si të Policisë, bluzë dhe kapele si të Policisë dhe disa veshje të përdorura nga ky person disa ditë para ngjarjes, kur ka studiuar ambientin e jashtëm të filialit, me qëllim realizimin e vjedhjes.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Grabitja me kallashnikov e filialit të BKT-së në Koplik! Kush janë 3 të arrestuarit dhe si u organizua aksioni (Emrat)

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×