Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

De Bruyne: Liga e Kombeve po dëmton lojtarët, është një turne i parëndësishëm

[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Sot do të luhet një sfidë interesante ku Belgjika e De Bruyne do të ndeshet me Holandën, një ndeshje e vlefshme për grupet e Nations League (Liga e Kombeve).

Kjo ndeshje parashikon të dhurojë spektakël, emocione dhe gola, pasi të dyja ekipet janë të afta për këtë gjë.

Mesfushori i kombëtares belge por edhe të Manchester City, Kevin de Bruyne ka folur në prezantimin e ndeshjes por gjithashtu ai ka dërguar disa fjalë me “stil” në drejtim të UEFA-s.

“Për mua, Liga e Kombeve është e parëndësishme. Ne duhet t’i luajmë ato ndeshje, por është një lloj turne miqësoresh, të cilës i është dhënë një rëndësi e kotë, pasi në fund thjesht janë shtuar disa pikë dhe disa skuadra të grupuara, që kërkojnë në fund të tentojnë edhe në trofe, ndonëse mua sërish më duket një ide shumë e kotë.

Dhe këtë e them sepse në këtë mënyrë vetëm na janë shtuar ndeshjet në një mënyrë të frikshme, aq më tepër pas një sezoni që lamë pas, i cili ishte shumë i ngjeshur, por ky i ardhshmi do të jetë edhe më i rrezikshëm, duke parë se do të luhet edhe Botërori”, ishin fjalët e para të mesfushorit belg.

Më pas ai shtoi: “Vërtet po shpreh pakënaqësitë e mia, por edhe këto që unë them sërish janë po aq të kota sa edhe Liga e Kombeve, duke qenë se në momentin e parë që do të zbresim në fushë unë dhe shokët e mi te Belgjika do të mundohemi të bëjmë më mirë atë që kemi si profesion: të luajmë futboll dhe të fitojmë.

Gjithsesi, ankesa ime mendoj se është e drejtë, sepse së fundmi nuk kemi pasur ndonjëherë më shumë sesa 3 javë pushime në 12 muaj dhe kjo vë vërtet në rrezik fizikun tonë, pasi jo më kot dëmtimet janë shtuar shumë në vitet e fundit.

Derbi me Holandën? Do të jetë një takim i ndjerë, pasi edhe pse fqinjë ne kemi atë rivalitetin e fortë prej vitesh dhe nuk e kemi humbur. Përkundrazi, ai sa vjen e shtohet duke parë se tashmë Holanda gjithashtu ka rigjetur një brez shumë të talentuar, ndaj do ta bëjë edhe më spektakolare ndeshjen mes nesh”, tha De Bruyne.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

De Bruyne: Liga e Kombeve po dëmton lojtarët, është një turne i parëndësishëm

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×