Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Policia jep detajet për grabitjen me dhunë të çiftit në mesnatë, iu morën dhe makinën e parkuar në oborr

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e dhunshme të ndodhur në mesnatë në banesën e Tom Tinaj dhe bashkëshortes së tij, me banim në qendër të fshatit Vermosh.

Mësohet se autorët kanë qenë dy persona të cilët nuk janë identifikuar ende.

Policia bën me dije se ata kanë vjedhur me dhunë disa sende me vlerë dhe një shumë parash.

Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit Tom Tinaj dhe janë larguar.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 02.20, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, 2 persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit T. T., disa sende me vlerë dhe një shumë parash.

Më pas, këta shtetas kanë marrë automjetin tip “Volkswagen” që ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit T. T. dhe janë larguar.

Grupi hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të saj.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Policia jep detajet për grabitjen me dhunë të çiftit në mesnatë, iu morën dhe makinën e parkuar në oborr

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×