Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

FOTO/ Aktori i njohur i ka habitur të gjithë me ndryshimin drastik për rolin e tij më të fundit

PANORAMA PLUS/ Aktori i njohur Bradley Copper i cili është dhe i nominuari për Oscar, u shndërrua në dirigjentin e famshëm amerikan Leonard Bernstein për filmin e tij biografik teksa i ka shokuar të gjithë fansat e tij me ndryshimin drastik që ka pësuar në pamje.

Cooper do të luajë Bernstein që nga rinia e tij deri në vdekjen e tij në moshën 72-vjeçare, e cila ndodhi në vitin 1990 si pasojë e një ataku në zemër të shkaktuar nga dështimi progresiv i mushkërive. Filmi zhvillohet në një hark kohor 30-vjeçar.

Në një nga imazhet promovuese, ylli i “American Hustle” shihet duke e rikujtuar kompozitorin e ndjerë të “West Side Story” me një kostum me pamje retro, së bashku me yllin e tij Carey Mulligan.

 Më pas ai shfaqet krejtësisht i ndryshëm në skenat nga më vonë në jetën e Bernstein i thinjur, plot rrudha dhe me një fizik më të rëndë.

“Maestro” ka nisur xhirimet muajt e fundit dhe pritet të dalë në vitin 2023, sipas Deadline.

Cooper e shkroi skenarin me shkrimtarin fitues të Oskarit, Josh Singer të “Spotlight”.

Regjisorët e famshëm Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë producentë të dramës.

Në janar, Cooper zbuloi në “The Late Shoë with Stephen Colbert” se ishte “i fiksuar” pas dirigjimit si fëmijë dhe kaloi “qindra orë” duke e praktikuar atë.

“Steven Spielberg e dinte këtë,” tha ai, duke vënë në dukje gjithashtu se regjisori fitues i çmimeve i kërkoi atij të luante Bernstein dhe më pas të drejtonte filmin pasi kishte parë punën e Cooper në “A Star Is Born”.

      

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

FOTO/ Aktori i njohur i ka habitur të gjithë me ndryshimin drastik për rolin e tij më të fundit

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×