Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Automjeti përplas për vdekje 57-vjeçaren në Kamëz, arrestohet shoferi! Policia jep detaje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 21:00, mbrëmjen e djeshme në Kamëz.

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë  N. Sh., 57 vjeçe ndërkohë që është plagosur R. Ç., 20 vjeçe i cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e shoferit E. M., 32 vjeç, ndërsa materialet hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Automjeti përplas për vdekje 57-vjeçaren në Kamëz, arrestohet shoferi! Policia jep detaje nga aksidenti

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×