Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Henrik Hoxhaj: Duhej të vritej djali i tij mashtrues, por Dumani më tha të vrasë biznesmenin Masha

Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘ushtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj është lënë në burg bashkë me Dumanin, teksa të dy janë kthyer në bashkëpunëtor me drejtësinë dhe kanë zbardhur shumë grupe të rrezikshme kriminale në vend.

Hoxhaj rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në Tiranë. Në dosjen që ABC siguron rezulton që Henrik Hoxhaj të jetë shprehur se në janar të vitit 2022, ka qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur ndaj Lulëzim Mashës, i cili udhëtonte me një makinë ML tek diga e Liqenit. Në dëshminë e tij, Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë Lulzim Mashën. Ai kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxha, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Por djali i Mashës ndodhet në Maqedoni, ndaj tentuan të vrasin baobabin e tij.

“Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e Lulzim Mashës. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me Skerdi Tasin këtë vrasje. Pas rreth 8 muajsh në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen. Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira. E lash Skerdin tek diga e Liqenit që të priste Lulzim Mashën. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë pasi kishte qëlluar ndaj Lulzim Mashës. Ai më tha se i kishte qëlluar por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë. Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje Lulzim Masha dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritje djali i Lulzim Mashës. Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni. Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Në janar të këtij viti biznesmeni Lulëzim Masha ra pre e një atentati në mes të Tiranës. Ndaj tij u qëllua disa herë por plumbat nuk e kapën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Henrik Hoxhaj: Duhej të vritej djali i tij mashtrues, por Dumani më tha të vrasë biznesmenin Masha

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×