Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Fotot nga paparazzi/ Timo Flloko ka nevojë për syze, ikona e kinematografisë fotografohet në optikë

Ikona e kinematografisë shqiptare, Timo Flloko, prej vitesh është një ndër personazhet më të dashur për publikun. Ndonëse i ka kapur të 70-at e tij, aktori shfaqet gjithmonë sportiv dhe energjik në daljet e tij.

Mirëpo, sado të përpiqet të mos e tregojë moshën e tij në paraqitjen fizike, ajo bën të vetën dhe disa gjëra nuk mund t’i anashkalojmë dot. Paparazzi i “Panorama Plus”, i cili e ka ndeshur aktorin shpeshherë duke shëtitur në këmbë nëpër rrugët e Tiranës, së fundmi ka fotografuar Timon duke dalë nga një dyqan optik, ku duket se aktori do të ketë kryer ndonjë konsultë për të vendosur syze.

Kujtojmë se Timo dhe bashkëshortja e tij Vera Grabocka janë ndër çiftet më jetëgjata dhe që nuk njohin moshë në showbizz-in shqiptar. Çifti janë prindër të një vajze, që jeton jashtë Shqipërisë. Ndaj jeta e tyre zhvillohet mes angazhimeve të shumta që kanë në Tiranë dhe SHBA, ku prej vitesh jeton vajza e tyre, Linda, me familjen e saj. Flloko është një aktor, i cili ka bërë histori në kinematografinë dhe teatrin shqiptar, por që në përgjithësi ka qenë i rezervuar për të rrëfyer mbi jetën e tij personale apo familjare.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Fotot nga paparazzi/ Timo Flloko ka nevojë për syze, ikona e kinematografisë fotografohet në optikë

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×