Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

U ndanë në prag të martesës, si ndryshoi jeta për Robin Krasniqin dhe Heidi Lushtakun! Boksieri do bëhet baba, modelja mbajti sekret…

Boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku u ndanë në prag të ceremonisë së martesës, pas disa vitesh së bashku.

Ish-çifti i njohur ishin shumë të dashur për publikun shqiptar, megjithatë romanca e tyre 4-vjeçare mori fund dhe të dy kanë krijuar familjet e tyre.

Burime pranë çiftit deklaruan në atë kohë se modeles iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen, pasojat e së cilës i ka vuajtur jo pak. Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kishin dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por që kishin mbetur miq të mirë.

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.

Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi,”- shkroi ajo në atë periudhë.

Sportisti dhe modelja vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Ndrësa Robin Krasniqi qëndroi i heshtur pas ndarjes nga 31-vjeçarja, duke refuzuar të japë komente mbi arsyen e fundit të fejesës së tyre.

Por si ndryshoi jeta e ish-çiftit

Boksieri nisi një histori dashurie me modelen Marigona Krasniqi dhe pak ditë më parë kurorëzuan dashurinë në martesë.

Robin dhe Marigona u celebruan në një ceremoni në Berlin dhe pak javë më pas bënë dasmën tradicionale në një lokal në Prishtinë ku zbuluan gjininë e foshnjës së tyre.

Çifti do bëhen prindër të një djali, që pritet të vijë në jetë së shpejti. Ishte modelja që bëri publike lidhjen me boksierin, pas aludimeve në mediat rozë për një romancë mes tyre.

Gjatë një interviste në nëntor të vitit 2021, u shpreh se ishte shumë e dashuruar dhe se ‘do kishte diçka shumë shpejt”, duke shtuar se identitetin e të dashurit do e zbulonte kur të ndihej e sigurt.

“Nuk jam e fejuar, por jam e lidhur. Personin se kam zbuluar, dua ta mbaj edhe pak për vete. Jam shumë e dashuruar, do ketë edhe një unazë. Unë iu tregova gazetarëve në Kosovë që nuk jam e fejuar, jam në një lidhje. Çdo gjë për të cilën e ndjej veten të sigurt, do e deklaroj. Jemi mësuar me faktin që gjërat personale duhet ti ndajmë me njerëzit që na admirojnë, ndjekin. Do ketë diçka shumë shpejt, por s’do flas ende, derisa të gjej sigurinë për ta ndarë me të tjerët”, tregoi modelja kosovare në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërsa rrëfeu se nisi njohja me Robin Krasniqin në Facebook dhe ritakimi i tyre pas 5 vitesh.

“Kemi komunikuar në Facebook, jemi takuar dhe kemi mbajtur 10 metra në distancë. Isha e re në moshë dhe nuk e kisha mendjen për lidhje. Isha fokusuar tek karriera, familja, e shkollimi. E lamë me aq, secili nisi jetën e tij. Kështu që para 1 viti nisi sërish komunikimi, e urova fitoren (qesh). Takimi ynë i parë ka qenë në Turqi, sepse atje punoj më shumë. Gjatë insistimit, më ka thënë të vij të takoj në Kosovë, por gjeja justifikime të mos e shikoja. Por fati e deshi të takoheshim pas 5 vitesh, filluam diçka të qetë dhe është një person që më ka përmbushur, po vazhdoj ta shijoj këtë lidhje”, Marigona Krasniqi.

Vetë boksieri foli për marrëdhënien me modelen rreth një muaj më pas, pasi e bënë publike lidhjen në rrjetet sociale.

Robin Krasniqi tha se ndihej njeri shumë me fat dhe krenar që kishte takuar Marigona Krasniqin.

Por që të arrinte deri tek kurorëzimi me modelen kosovare, boksierit i duhej që insistonte shumë dhe, sipas tij, një ritakim pas 5 vitesh ishte shenjë që “do kishin një të ardhme shumë të mirë së bashku”.

“Unë e mora hapin e parë, kam insistuar, ndonjëherë e kam pasur atë mendim a ta marr këtë hap apo jo. Mesazhet dhe telefonat që kemi bërë më ka lënë të kuptoj që nuk guxoj të dorëzohem se ka diçka që ia vlen të luftosh për këtë njeri dhe çdo ditë kam thënë “Ëoë, është fantazi dhe nuk po e besoja që Zoti më ka takuar me dikë si ajo. Vij nga një familje e madhe dhe jetoj në Gjermani, ku mentaliteti i tyre ka shumë ndryshim, por e dashuroj shumë mentalitetin tonë që jemi të lidhur me familjet tona. Besoj rëndësi ka të madhe ka kur një njeri ka familje dhe dua të kemi nja 4 fëmijë do t’i bëj. Marigonën e njoh prej vitesh, edhe para 5 vitesh nisëm një kontakt por nuk na u bashkuan rrugët. Është një shenjë nga Zoti që jo rastësisht jemi këtu mbas 5 vitesh, jo rastësisht jemi bashkë dhe do kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha boksieri gjatë intervistës për “ATV”.

Lidhja e fshehtë e Heidi Lushtakut, romanca me futbollistin dhe ardhja në jetë e djalit të tyre

31-vjeçarja pas ndarjes nga boksieri e mbajti jetën personale shumë private. Megjithatë, lidhja e saj me futbollistin turk 8 vite më të vogël nuk u shpëtoi mediave turke.

Në muajin janar u zbulua se Heidi Lushtaku ishte në një romancë me Merih Demiral, pasi ajo publikoi foto nga banesa e sportistit të suksesshëm, i cili luan me skuadrën e serisë A, Atalantën.

Dyshja heshtën përballë këtyre thashethemeve, ndërsa gjatë ditës së djeshme suprizuan fansat e tyre teksa zbuluan se ishin bërë prindër një muaj më parë.

Çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë dhe e kanë mbajtur sekret përgjatë gjithë kësaj kohe.

“Ti je sekreti unë më i bukur, djali ynë 1 muajsh”, shkroi Heidi Lushtaku krahas disa fotove me foshnjën dhe futbollistin 24-vjeçar.

Ndërsa Merih Demiral nxiti thashethemet se janë martuar, teksa ndau foto me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Bashkëshortja dhe djali im i dashur”, shkroi ai, krahas një imazhi nga materniteti të momentit kur Heidi Lushtaku solli në jetë fëmijën e tyre.

Modelja e ka mbajtur të fshehtë romancën dhe shtatzëninë e saj, duke mos publikuar asnjë foto si me partnerin ashtu edhe me barkun e rrumbullakosur.

/Panorama.al

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

U ndanë në prag të martesës, si ndryshoi jeta për Robin Krasniqin dhe Heidi Lushtakun! Boksieri do bëhet baba, modelja mbajti sekret…

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×