Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mohoi raportin për lirinë e medias, ‘Reporterët pa kufij’ i kujton Ramës dhunën ndaj gazetarëve të JOQ Albania

Në datën 3 Maj, u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, teksa në atë datë Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit vlerësoi gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore. Organizata Gazetarët pa Kufij, radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike. Indeksi i Lirisë së shtypit publikuar nga Reporterët pa Kufij, tregoi se Shqipëria ka pësuar rënien më të madhe për lirinë e medias që prej vitit 2013.

Pas artikullit të “Reporterëve pa Kufij” i cili e klasifikoi Shqipërinë 20 vende më poshtë nga një vit më parë përsa i përket lirisë së shtypit, reagoi Edi Rama, kryeministri shqiptar i cili njihet për një marrëdhënie jo shumë të mirë me gazetarët që shpesh herë i konsideron si 'kazan'. Në reagimin e disa ditëve më parë Rama u shpreh se nuk ka media apo gazetarë të intimiduar, duke i quajtur gënjeshtra të dhënat në raport për gazetarë që kanë rënë pre e dhunës policore apo që janë përballur me sulme politike.

Ndërkohë pas kësaj ka reaguar Organizata e njohur ‘Reporterët pa kufij’. Kjo e fundit i është është përgjigjur akuzave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ka mohuar se media në vendin tonë është e dhunuar.

“Gazetarët janë vërtet viktima të dhunës policore,” tha ai duke sjellë shembujt e kësaj dhune. Të gjitha rastet janë denoncuar publikisht nga RSF.

Së pari, Rsf Denoncon dhunën policore ndaj gazetarit të News 24, Ergys Gjençaj që u dhunua dhe iu sekuestrua telefoni pse po filmonte një operacion policor.

Së dyti, RSF denoncon rastet e shumta të dhunës mbi gazetarët më 8 janar, kur u protestua përpara selisë së Partisë Demokratike. Forcat policore dhunuan hapur gazetarët që po mbulonin ngjarjen.

Së treti, Rsf Denoncon Rastin e gazetarit dhe kameramanit Ledio Guni nga Fax News, që u dhunua barbarisht dhe u arrestua teksa po mbulonte protestën për prishjen e banesave te zona e 5 Majit.

Së katërti, RSF denoncon rastin e gazetares së Ora News, Sonila Musai, e cila po ashtu u dhunua dhe u shoqërua teksa po mbulonte një protestë.

Së pesti, RSF denoncon rastin e dhunës policore ndaj gazetarëve dhe kameramanëve të identifikuar qartë të SYRI TV dhe JOQ, Armir Sadiku dhe Nertila Zef Haxhia. Këta të fundit po mbulonin protestën e organizuar kundër rritjes së çmimeve.

Por mbi të gjitha, RSF reagoi direkt pas Edi Ramës, duke denoncuar rastin e gazetares Ambrozia Meta nga SYRI TV. Pasi e vuri me shpatulla për muri Ramën me pyetjet e saj, kryeministri tha se ajo duhet dërguar për riedukim dhe duhet vendosur nën embargo dymujore.

“Një embargo e tillë skandaloze nuk ka vend në një vend që do të bashkohet me BE-në”, tha RSF.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Mohoi raportin për lirinë e medias, ‘Reporterët pa kufij’ i kujton Ramës dhunën ndaj gazetarëve të JOQ Albania

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×