Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“Po e bëj për djalin tim”/ Simon Cowell ka vendosur të martohet për herë të parë në moshën 62- vjeçare

Duket se trajneri, Simon Cowell do të martohet shumë shpejt me partneren e tij Lauren muajin e ardhshëm në Londër.

Ai i propozoi të dashurës së tij 44- vjeçare, në prag të Krishtlindjeve në Barbados.

Sipas The Sun , gjyqtari i ‘Britain’s Got Talent’, 62-vjeç, ka caktuar datën për muajin qershori dhe djali i tyre Eric, tetë vjeç, do të jetë me ta.

Një burim i tha botimit: “Simoni mezi pret që Lauren të jetë gruaja e tij. Ai e ka planifikuar gjithcka dhe data është caktuar në qershor. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe tani Simon dëshiron të martohet me Lauren sa më shpejt që të mundet.”

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Simon për një koment.

Pavarësisht premtimeve të tij të mëparshme se nuk do të ecte më kurrë drejt altarit, një burim tha se dy vitet e fundit, kur bota u godit nga pandemia e Covid-19, kanë bërë Simon të ndryshojë qëndrimin e tij.

Burimi i tha People: “Ata argëtohen së bashku, si dhe janë shpatulla e fortë ku mbeshteten per njëri-tjetrin. Mes tyre ka shumë pasion, nxjerrin më të mirën nga njëri-tjetri. Si familje, të gjithë kanë një lidhje kaq të pabesueshme”.

Simon më parë pranoi se nuk mund ta shihte veten më në një lidhje, por ndryshoi mendim për martesën pasi ra në dashuri me Lauren.

Ai tha se vendosi t’i propozojë të dashurës së tij prej shumë kohësh në janar, pasi u ndje sikur ata tashmë ishin të fejuar ndërsa jetonin së bashku gjatë izolimit.

Ai e përshkroi pandeminë Covid-19 si një moment ‘krijimi ose prishje’ për marrëdhëniet dhe tha se izolimi e ndihmoi atë dhe Lauren të afroheshin më shumë dhe të kuptonin se sa shumë po ecte lidhja e tyre.

Simon tha për The Sun : “Unë thjesht nuk mund ta shihja veten të dilja me dikë tjetër përsëri. Ideja për të dalë në një takim dashurie tani është shumë e çuditshme.’

Pavarësisht se më parë kishte insistuar se ‘nuk besonte’ në martesë, babai i një fëmije ka rivlerësuar pikëpamjet e tij pasi ra në dashuri me Lauren.

VIJON…LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

“Po e bëj për djalin tim”/ Simon Cowell ka vendosur të martohet për herë të parë në moshën 62- vjeçare

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×