Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

FOTO/ Nuk arritën në kohë në Vegas, çifti martohet në avion

PANORAMA PLUS/ Një çift ka kurorëzuar mbi re dashurinë e tyre në martesë. Dhe kjo jo në kuptim figurativ por në rreth 11,277 metra lartësi.

Një fluturim nga Dallas në Las Vegas u shndërrua në një kishëz të improvizuar dasme, e dekoruar me shirita letre higjienike dhe një stjuardesë. Pam dhe Jeremy Salda janë në lidhje që nga gushti i 2020 dhe vendosën të martohen në Las Vegas.

Brenda rreth një ore e gjysmë ne kishim rezervuar fluturimet tona dhe hotelin”, tha Jeremy Salda për CNN. “Pam bleu një fustan nusërie në internet.” Çifti nga Oklahoma caktoi orarin e dasmës në 21:00. Pam e veshur me fustanin e saj të dasmës dhe Jeremy me një kostum, të dy u nisën për në udhëtim. Por gjatë fluturimit, ata u përballën me vonesa të shumta dhe përfundimisht fluturimi i tyre i fundit për në Vegas u anulua.

Ndërsa prisnin në terminal, ata takuan Chris Mitcham, një pasagjer tjetër në të njëjtin fluturim për në Vegas, i cili ishte prift. Ai dëgjoi aventurën e tyre të dasmës dhe ofroi të martonte çiftin vetë në Vegas. Nga atje, të tre gjetën një fluturim me vetëm katër vende të mbetura, por sërish nuk arritën në kohë.

“Southwest ka qenë linja ajrore e dashurisë për gati 51 vjet,” tha piloti në një deklaratë dhënë për CNN. “Ne gjithmonë gëzojmë një mundësi për të festuar me klientët tanë në mënyra të veçanta.” Anëtarët e ekuipazhit të fluturimit varën shiritat e bërë nga letra higjienike nëpër avion për të përshtatur më shumë ambientin. Ndërsa Pam ecte në korridor, pasagjerët e tjerë duartrokisnin dhe Julie Reynolds, një nga stjuardesat në bord, qëndroi si dëshmitare e improvizuar.

LEXOJE TE PLOTE TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

FOTO/ Nuk arritën në kohë në Vegas, çifti martohet në avion

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×