Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Panik në aeroport, një predhë e pashpërthyer gjendet në valixhen e një pasagjeri

Panik në aeroportin kryesor të Izraelit pasi një familje amerikane është përpjekur të hipë në një avion me një bombë të vjetër, të pashpërthyer të cilën e kishin futur në bagazhin e tyre për ta marrë si suvenir. Autoriteti i Aeroporteve tha se familja kishte udhëtuar në kodrat Golan të Izraelit verior, ku një nga fëmijët gjeti municionin dhe e mori me vete. Rajoni ishte skena e luftimeve të ashpra në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967 dhe mbetjet e konfliktit, si minat tokësore dhe telat me gjemba, janë shpërndarë në zonë.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale mund të shiheshin pasagjerët nën panik në përpjekje për t'u larguar sa më parë. Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit tha se një burrë u shtrua në spital me lëndime të marra ndërsa u përpoq të ikte. Autoriteti i aeroportit tha se familja u lejua të hipte në fluturimin e tyre pas një marrjeje në pyetje nga stafi i sigurisë.

Burimi:timesofizrael Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Panik në aeroport, një predhë e pashpërthyer gjendet në valixhen e një pasagjeri

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×