Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Skandal në Parlament, deputeti sheh pornografi në mënyrë të përsëritur. Edhe pesë ministra të akuzuar për sjellje të pahijshme

Një skandal është zbuluar së fundmi në Parlamentin britanik, konkretisht në “House of Commons”, një nga dhomat e Parlamentit përgjegjëse për nxjerrjen e ligjeve dhe kontrollimin e punës së qeverisë.

Sipas Daily Mail, një deputet po akuzohet se ka parë në disa raste pornografi në telefonin e tij, gjatë mbledhjeve të Dhomës si dhe në një seancë dëgjimore parlamentare.
Akuza është ngritur nga disa deputete femra, të martën, shkruan Daily Mail. Por emri i deputetit të përfshirë në këtë skandal nuk bëhet me dije.

Mësohet se ai është deputeti i Konservatorëve dhe këta të fundit kanë nisur një hetim mbi pretendimet se deputeti i tyre shikonte pornografi në telefonin e tij ndërsa ishte ulur në “House of Commons”.

Pretendimi u bë në një takim të politikaneve femra ku u fol për kulturën seksiste të përhapur në Parlament, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministrja Theresa May.

Një deklaratë nga zyra e shtypit e Konservatorëve sqaroi se “Chris Heaton-Harris po shqyrton këtë çështje. Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe do të ndërmerren veprime.”

I pyetur në lidhje me pretendimin, deputeti konservator Brandan Clarke-Smith tha për BBC: “Unë mendoj se është vërtet e papranueshme në çdo vend pune. Nuk mendoj se është domosdoshmërisht unike për deputetet. Nëse dikush e ka bërë këtë, atëherë me të drejtë do të prisja që të kishte disa pasoja për këtë”.

Në fundjavë u zbulua se pesë ministra po përballen me akuza për sjellje të pahijshme seksuale pas ankesave që janë drejtuar në organin mbikëqyrës të ngacmimeve në Parlament.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Skandal në Parlament, deputeti sheh pornografi në mënyrë të përsëritur. Edhe pesë ministra të akuzuar për sjellje të pahijshme

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×