Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Denoncimi/ Spitali i Shkodrës sorollat qytetarin për një tetanoz: Hajde nesër

Një denoncim në lidhje me shërbimin në Spitalin e Shkodrës ka mbërritur në redaksinë tonë pak më parë. Një qytetar shkruan se në spital nuk ka tetanoz dhe se nuk ka gjetur as në farmaci për shkak se nuk lejohet të shitet. Ai thotë se gruas së tij i është ngulur një gozhdë në këmbë dhe për këtë arsye e ka të nevojshme të bëjë tetanozin.

Mjekët i kanë thënë që të shkojë sërish nesër, pasi vjen furnizimi në spital. Më tej qytetari shton se drejtoresha e spitalit Xheni Halili, sipas tij është e paaftë për atë pozicion dhe se e ka fituar thjesht për faktin se ka qenë pjesë e PS.

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq ora 11 e nates ska spitali shkodres tetanoz, mjapin receten ska asnji farmaci shkoder se s lejohen mu shit farmaci. Nuses time i eshte ngulur gozhda ne kembe, thojne hajde neser sepse vjen si furnizim ne spital. Si tja baj? Na asht ba drejtoresh spitali xheni halili ska pik lidhje me zanatin e mjekut, eshte emeru drejtoresh ngaqe i ka shku mrapa PS historikisht. Mjep zgjidhje thuj zotit rama se eshte shendetsia falas. Duhet me nejt tan naten me dhimta se taksst na i marrin mos ju prift krishtin mbar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Denoncimi/ Spitali i Shkodrës sorollat qytetarin për një tetanoz: Hajde nesër

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×