Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

“I urti” pranë rekordit unik, askush më parë si Carlo Ancelotti

[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Carlo Ancelotti është në garë me kohën, ka prekur me njërën dorë një rekord të pabesueshëm. Për herë të parë në histori, tekniku italian, mund të shndërrohet në trajnerin e vetëm që ka arritur të fitojë në 5 ligat më të rëndësishme në Evropë. Vetëm matematika nuk e lejon të festojë, por Don Carlo është shumë pranë këtij suksesi personal, detaj që e vë në dukje edhe e përditshmja Marca.

Pasi triumfojë në Itali, Angli, Gjermani, e Francë, Ancelotti pritet të festojë edhe në Spanjë, titulli në La Liga është thjesht një formalitet pasi diferenca prej 15 pikësh me ndjekësit e bën të pamundur që dikush ti heq nga duart këtë rekord.

Ancelotti dhe stafi i tij tashmë janë të përqendruar në Champions League, një trofe që i josh shumë dhe as që kanë ndërmend të heqin dorë, por më parë duhet të bëjnë llogaritë me Man.City në gjysmëfinale: “Real Madrid i ka e mundësinë të përsëris historinë dhe traditën. Kundër Man.City na pret një sfidë e fortë, ashtu siç ishte kundër PSG dhe Chelsea, por ne do ti luajmë shanset tona. Me heqjen e golit në fushën kundërshtare ekipet janë afruar akoma më shumë, nuk ka shumë diferenca. Jemi në një moment të mirë, na mungon shumë pak të mbyllim edhe La Liga”, u shpreh Carlo Ancelotti.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

“I urti” pranë rekordit unik, askush më parë si Carlo Ancelotti

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×