Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ministri gjerman i Shëndetësisë paralajmëron botën: Do vijë një variant killer i Coronës

Teksa numri i të infektuarve me Covid vazhdon të bjerë, Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach pret që situata të përkeqësohet sërish në vjeshtë. Politikani i SPD paralajmëron për një “variant vrasës”.

Sipas Ministrit Federal të Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD), detyrimi për të mbajtur maska ​​në ambiente të mbyllura, i cili tashmë është hequr kryesisht, mund të rifutet në vjeshtë.

"Rastet do të rriten, deri atëherë ndoshta do të ketë mutacione të reja, ose numri i rasteve me infeksione me Omicron do të rritet ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rishikojmë Aktin e Mbrojtjes. Më pas mund të jetë e nevojshme që të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura”-u shpreh ai.

Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona. Sipas tij “varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant ‘killer’ absolut.”

Ai u shpreh se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet Omicron dhe Delta e do të kenë furnizime për të gjithë qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ministri gjerman i Shëndetësisë paralajmëron botën: Do vijë një variant killer i Coronës

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×