Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Bllokoi llogarinë e biznesmenit të ndjerë/ Vëllai i ish-deputetit me precedentë penal, vodhi dhe mashtroi qytetarët

Gjatë ditës së sotme policia ka vënë në pranga përmbaruesin privat, Fatos Alimadhi, 54 vjeç i cili është vëllai i i ish deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Ballit Kombëtar. 54 vjeçari, Fatos Alimadhi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmën e tij të përmbarimit privat.

Mësohet se Alimadhi në bashkëpunim me shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat të cilët janë proceduar penalisht, kanë firmosur shkresë për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat. Më konkretisht Alimadhi ka firmosur për bllokimin e llogarive të një qytetari që tashmë ka vdekur.

Qytetari i ndjerë kur ka qenë gjallë ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Në bazë të ligjit parashikohet që kredia të mbulohet nga siguracioni i jetës, mirëpo Alimadhi bashkë me dy të tjerë kanë bllokuar llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe kjo pa i lajmëruar.

I arrestuari Fatos Alimadhi është një emër shumë i njohur për policinë. Alimadhi në 2015 ka qenë në gjykim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar 4,5 milionë lekë të reja të disa shtetasve, të cilët kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Po ashtu atij i janë vendosur prangat edhe në vitin 2018 përsëri për shpërdorim detyre pasi asokohe u akuzua se përfitoi përmes vjedhjes një shumë prej 32.255 euro dhe kjo duke shitur një apartament disa herë më lirë nga sa e parashikonte ligji.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Bllokoi llogarinë e biznesmenit të ndjerë/ Vëllai i ish-deputetit me precedentë penal, vodhi dhe mashtroi qytetarët

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×