Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ishte nisur për punë, furgoni përplas për vdekje 20-vjeçarin shqiptar në Itali

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar ditën e djeshme në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në Castelnovo, midis Borgonovës dhe Pianellos rreth orës 7 të mëngjesit. I riu shqiptar, Kaizer Alizoti ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një furgon në një kthesë të fortë. Përplasja ishte aq e fortë sa e rrëzoi atë në tokë dhe ai humbi jetën direkt. Ambulanca dhe forcat e zjarrfikësve kanë shkuar menjëherë në vendngjarje por lëndimet e marra gjatë përplasjes dhe më pas rënia në tokë ishin shumë të rënda dhe penguan çdo përpjekje për ta ringjallur.

Karabinierët e Borgonovës po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit ndërkohë drejtuesi i furgonit, një maroken, po hetohet për vrasje në rrugë. Viktima, me banim në Castelnovo ishte rrugës për në punë kur u përplas nga furgoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ishte nisur për punë, furgoni përplas për vdekje 20-vjeçarin shqiptar në Itali

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×