Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Sherr mes shqiptarëve për 10 kg kokainë të pastër, korrieri plagoset dhe mbyllet në bagazh

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar së fundmi nga policia italiane pasi iu gjetën 10 kg kokainë në makinë. Mediat italiane bëjnë me dije se policia kishte mësuar se disa shqiptarë kishin përfunduar shitjen e një sasie të madhe kokaine në komunën e Ossonës (Milano) dhe se korrieri kishte mbërritur në Piazza Litta Modigliani me një Ford Fiesta. Pasditen e 12 prillit në shesh ka mbërritur një automjet që korrespondon me atë të raportuar, nga i cili ka zbritur një 37-vjeçar shqiptar dhe është takuar me një burrë.

Pasi folën me njëri-tjetrin, të dy hipën në makinë dhe pas disa qindra metrash hynë në një zonë garazhi. Një burrë, i cili po priste në rrugë nisi të ndiqte makinën në këmbë. E gjithë skena po vëzhgohej nga policia. Personi në fjalë, kishte një çantë të zezë që e vendosi në tokë pranë makinës. Të dy, pasi panë policët, u arratisën në këmbë duke arritur të hyjnë në një shkallë dhe të arrijnë, përmes një oborri të brendshëm, në një kantier ndërtimi. Pas ndjekjes së policisë, njëri nga dy të arratisurit u kap nga policia ndërsa tjetri arriti të ikte.

Gjatë arratisjes, i arrestuari, një 39-vjeçar shqiptar, ka patur një pistoletë gjysmë automatike me kalibër 6.35, e pajisur me karikator me 6 gëzhoja. Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës u gjet i mbyllur në bagazhin e makinës me një plagë në ballë, e shkaktuar nga tyta e armës së gjetur. Policia ka dyshime se gjatë dorëzimit të drogës ka patur mosmarrëveshje çka rezultoi në një sulm ndaj korrierit. Brenda çantës kishte 10 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Sherr mes shqiptarëve për 10 kg kokainë të pastër, korrieri plagoset dhe mbyllet në bagazh

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×