Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Shkodër/ Iu bë atentat mëngjesin e sotëm, ky është viktima Nazmi Bandulla

Pas një atentati me armë zjarri mëngjesin e sotëm, mbeti i pajetë Nazmi Bandulla. Shtetasi në fjalë është emër i njohur për policinë pasi mbrëmjen e datës 23.08.2012 u arrestua ndërsa tentoi të vrasë vëllain e tij pas një konflikti pronësie.

Pasi vuajti dënimin, në vitin 2020, bandullës iu hodh makina në erë me tritol. Shpërthimi nuk solli të plagosur apo viktima, ndërsa u regjistruan vetëm dëme materiale në mjetin tip fouristradë X5, si dhe banesën e Nazmi Bandullës.

Kujtojmë se ngjarja e para dy viteve mbeti e pazbardhur sepse nuk kishte kamera rreth shtëpisë. Ndërkohë personi në foto është viktima e sotme i cili u vra me armë zjarri nga një Benz i bardhë me xham të zinj e cila ishte në lëvizje. I ndjeri Bandulla ka qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit, e fundit për të në momentin që tre plumba i kanë rënë në trup dhe i kanë marrë jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Shkodër/ Iu bë atentat mëngjesin e sotëm, ky është viktima Nazmi Bandulla

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×