Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Do kalonte kufirin me fëmijët pa prokurë, reagon Zajmina: Nuk është e vërtetë, kam një bebe 3 javësh

Në përgjimet e policëve të pikës kufitare të Morinës ka dalë edhe emri i këngëtares së njohur Zajmina Vasjari e cila do të kalonte në kufi bashkë me fëmijët, por pa prokurën e bashkëshortit. Por këngëtarja e kontaktuar nga "PanoramaPlus" ka mohuar lajmet e tilla duke u shprehur se para 3 javësh është bërë nënë dhe se nuk ka udhëtuar drejt Kosovës.

Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem. Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje.

Kujtojmë se nga përgjimet është zbuluar se në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po s’ka prokurë Zajmina Vasjari…

Laerti: Kur do kthehet:

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Laerti: Ok.

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari…

Emiltoni: Jepi nr tim.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Do kalonte kufirin me fëmijët pa prokurë, reagon Zajmina: Nuk është e vërtetë, kam një bebe 3 javësh

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×