Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Foto nga paparazzi/ Pas sëmundjes së rëndë, aktori i njohur Mirush Kabashi shfaqet në publik

PANORAMAPLUS.al/ Aktori i njohur, Mirush Kabashi ka fituar betejën me sëmundjen. Pas disa viteve të vështira me shëndetin e tij, duket se aktori i mirënjohur tashmë i është rikthyer jetës së mëparshme. Fotografi ynë ka mundur ta fiksojë, aktorin e njohur 74- vjeçarë në rrugët e Tiranës, ku shfaqet në një formë të mirë. Me kapele dhe syze dielli, ai është fotografuar në rrugët e ish-Bllokut, pas disa vitesh që i mungon ekranit.

Shkak për mungesën e tij të gjatë është bërë pikërisht sëmundja e tij. Rreth dy vite më parë, në media u publikua lajmi se ai ishte prekur nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në luftë për jetën. Madje, në atë kohë në rrjet qarkulluan edhe fotot e tij nga spitali, ku Kabashi shfaqej i ulur në një karrocë me rrota.

Në postimet e shumta në “Facebook” thuhej se Kabashi sapo ka përfunduar radioterapinë pasi prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë. “Mirush Kabashi në karrige me rrota, MJESHTRI I MADH përfundon radioterapinë; “‘Mjeshtri i madh’, Mirush Kabashi, sapo ka përfunduar radioterapinë”.

Aktori i mirënjohur prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje të mëdha për shëndetin e tij. Ndërkaq, kjo është një foto nga spitali, postuar fill pas mbarimit të radioterapisë.

Mirush Kabashi shfaqet në karrige me rrota, por i buzëqeshur dhe plot jetë. “Ai festoi një muaj më parë 72- vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë sa më shumë shëndet kësaj ikone të skenës dhe filmit”, thuhej përkrah fotos ku aktori ishte në spital.

Vetëm pak kohë nga fotoja e tij në karrocë, qarkulloi edhe lajmi se në fakt aktori kishte ndërruar jetë. Fatmirësisht, ky lajm rezultoi të ishte i rremë dhe ishte vetë Kabashi ai që e përgënjeshtroi këtë lajm. Në një intervistë, aktori Mirush Kabashi theu heshtjen dhe zgjodhi që të fliste më shumë për të gjithë situatën e ndërlikuar që ndodhi në emër të tij. Ai u shpreh për mënyrën se si ky lajm e bëri që të ndihej.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia.

Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur”. Aktori ka folur në një mënyrë shumë qytetare dhe të qetë dhe ka shtuar dhe se e fal personin që gaboi me këtë lajm. “Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit, të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, shprehej aktori.

Por duket se këto ditë tashmë i përkasin së shkuarës dhe ai gëzon shëndet të plotë, duke vijuar jetën si një ndër aktorët më të dashur të skenës shqiptare.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Foto nga paparazzi/ Pas sëmundjes së rëndë, aktori i njohur Mirush Kabashi shfaqet në publik

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×