Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ronela Hajati merr gjithë vëmendjen në eventin e Eurovision në Izrael, ja videoja virale e saj me prezantuesen

PANORAMA PLUS/ Ronela Hajati vijon turin e saj për këngën “Sekret”, që triumfoi në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Pasi mori pjesë në “Barcelona Eurovision Party” në Spanjë, Ronela ka udhëtuar drejt Izraelit.

Këngëtarja ka marrë pjesë në “Israel Calling 2022” bashkë me të tjerë që do të konkurrojnë në Eurovision. Në rrjet kanë qarkulluar video nga performanca e Ronelës që ka qenë shpërthyese. Artistja kishte veshur një palë pantallona elegante ngjyrë blu që i kishte shoqëruar me një crop-top dhe xhaketë po ashtu ngjyrë blu, të plotësuara me detaje të tjera të bardha.

Këtë herë Ronela u shfaq me flokë të shkurtra dhe me balluke që ka gjasa të jetë paruke vetëm për mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë, Ronela ia ka dalë të rrëmbejë edhe vëmendjen e prezantueses së evenimentit. “O zot i madh, je një diva.”- thotë ajo teksa i shkon pranë për ta pyetur për emrin. Më pas ajo i thotë me shaka: “Jam shumë e bukur por nuk kam tru.”, gjë që u menaxhua shumë mirë nga Ronela e cila ia kthen: “Ke tru përderisa ke syze”. Videoja ka marrë komente të shumta pozitive dhe po shpërndahet kudo në mediat sociale.

LEXO LAJMIN E PLOTË TE PANORAMA PLUS

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ronela Hajati merr gjithë vëmendjen në eventin e Eurovision në Izrael, ja videoja virale e saj me prezantuesen

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×