Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mister vdekja e Betim Kastratit, ende nuk dihet e kujt është arma me të cilën u vetëvra

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 38-vjeçarit Betim Kastrati. Sipas "BW", 38-vjeçari i cili u gjet i vdekur në makinën e punës në aksin Fier-Lushnje mbrëmjen e së martës, kishte shkuar në Fier për t'u takuar me kunatën e tij Shpresën. 38-vjeçari ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij dhe jetonin në vende të ndryshme prandaj takimi me kunatën ishte për të rregulluar marrëdhëniet të. Por mbrëmjen e së martës ai nuk ka mundur të takohet me motrën e bashkëshortes.

Miqtë dhe familjarët e Kastratit kanë mohuar shenjat e depresionit që sipas policisë thuhet se e kanë çuar 38-vjeçarin drejt aktit të vetëvrasjes. E shkuara si gardist, sipas miqve të tij, e kishte bërë 38-vjeçarin një tip të fortë dhe i trajnuar mirë për të kaluar situata të vështira, madje ai ka qenë një tip sportiv dhe i vendosur në gjerat që bënte. Por dinamika e vdekjes së tij mbetet ende mister, ndërkohë ende nuk dihet sa plumba kanë dalë nga arma me të cilën ai u vra dhe as se kujt i përkiste kjo armë. Për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë janë duke u parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Mister vdekja e Betim Kastratit, ende nuk dihet e kujt është arma me të cilën u vetëvra

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×