Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Altin Goxhaj thirrje mjekëve dhe infermierëve: Mos u bëni vrasës!

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka postuar në rrjetin social Facebook një thirrje për mjekët dhe infermierët që mos të zbatojnë fushatën kundër vaksinimit e porositur nga ministrja Ogerta Manastirliu. Goxhaj shprehet se mjekët dhe infermierët nuk duhet të bëhen vrasës e të zbatojnë urdhërin e vaksinimit me shantazh dhe manipulim. Sipas tij zbatimi i këtij urdhëri kriminal ju implikon direkt në krim dhe përgjegjësia juaj penale, civile, profesionale dhe morale do të jetë individuale dhe pafalshme përgjatë gjithë jetës suaj duke i rënduar në ndërgjegje të gjithë familjarëve tuaj.

Postimi i plotë:

Filloi Fushata Kundër Vraksinimit të mbikqyrur nga zagarët patronazhistë të Manastirliut dhe Ramës që kanë dalë “për gjah” ndaj të pavraksinuarve:

“MJEKË DHE INFERMIERË, MOS U BËNI VRASËS! MOS ZBATONI URDHËRIN KRIMINAL TË VRAKSINIMIT ME SHANTAZH DHE MANIPULIM!”

Po Paralajmërohen Mjekët dhe Infermierët në çdo Qendër Shëndetësore. Sot në mëngjes tek Qendra Shëndetësore Nr 2 Tiranë vendoset posteri paralajmërues për mjekët dhe infermierët! Foto nga Andrea Bregu, aktivist i Aleanca Për Mbrojtjen e Jetës Ja Thirrja Paralajmëruese drejtuar mjekëve dhe infermierëve e cila po vendoset çdo ditë në muret e qendrave shëndetësore:

THIRRJE!

Mjekëve dhe Infermierëve:

MOS U BËNI VRASËS!

NDËSHKIMI NDAJ JUSH DO TË JETË

I SHPEJTË DHE I PAMËSHIRSHËM!

Ministria e Shëndetësisë ju ka kërkuar informalisht pa asnjë akt ligjor apo shkresor që të vraksinoni qytetarët nëpërmjet manipulimit, mashtrimit dhe shantazhit duke ju kërkuar të realizoni një normë ditore vraksinimi. Ju kujtojmë se zbatimi i këtij urdhëri kriminal ju implikon direkt në krim dhe përgjegjësia juaj penale, civile, profesionale dhe morale do të jetë individuale dhe pafalshme përgjatë gjithë jetës suajduke i rënduar në ndërgjegje të gjithë familjarëve tuaj. Nëse e zbatoni ju do të jeni nesër:

në gjykata penale në bankën e të akuzuarve për vepra të ndryshme penale duke u akuzuar, për krime kundër njerëzimit konform Kodit të Nurembergut, për tentativë për vrasje apo vrasje, për dëmtim të shëndetit të qytetarëve, për shpërdorim detyre, në gjykata civile ku do t’ju kërkohet dëmshpërblim për shëndetin e dëmtuar të qytetarëve, në Komisionet Disiplinare të Urdhërit të Mjekut dhe të Infermierit ku do t’ju hiqet liçensa e mjekut apo infermierit si pasojë e dënimeve penale dhe shkelje të Betimit të Hipokratit. Ju bëjmë thirrje të ndaloni menjëherë zbatimin e këtij urdhëri kriminal dhe ti kërkoni eprorëve që këto urdhëra ti sjellin me shkrim në formën e kërkuar nga ligji që ti detyroni nëpërmjet faktimit të përgjegjësisë hierarkike që të pengohen ligjërisht nga qytetarët nëpërmjet ankimeve dhe padive administrative dhe penale.

KUJTESË

Ju kujtojmë se tashmë institucionet e specializuara britanike të shëndetësisë kanë publikuar pasojat e padiskutueshme në shëndetin e qytetarëve prej vraksinimit si në rënien drastike të imunitetit përballë varianteve të Covidit dhe sëmindjeve të tjera, ashtu edhe në efektet anësore deri në vdekje që shkaktojnë vraksinat. Po ashtu këto institucione kanë vërtetuar mungesën totale të efikasitetit të vraksinave përballë derivateve të vraksinave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.

Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Altin Goxhaj thirrje mjekëve dhe infermierëve: Mos u bëni vrasës!

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×