Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Zgjedhjet në FSHF/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, gjykata lë në fuqi pezullimin për Ardian Haçin

[ SHIKO SPORT ONLINE ]

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Ardian Haçi, me Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana.

Haçi akuzohet për disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “Shpërdorim detyre” dhe falsifikim.

Shkeljet e realizuara sipas organit të akuzës janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore, duke favorizuar drejtuesin aktual të FSHF-së.

Pavarësisht urdhërimeve të vendimit gjyqësor, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana ka vijuar procedurat për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore, duke moszbatuar vendimin gjyqësor, madje duke bërë edhe deklarata publike.

Ndërkaq, Armand Duka dhe Ilir Shulku do të hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim Detyre Dhe Falsifikim. Nga ana e saj, Prokuroria ka kërkuar pranë gjykatës sërish pezullim nga detyra për Armand Dukën dhe Ilir Shulkun.


Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Zgjedhjet në FSHF/ Akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, gjykata lë në fuqi pezullimin për Ardian Haçin

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×