Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Fotot nga paparazzi/ Bled Çuçi sportiv dhe me “bodyguard” në Bllok! Truproja ndalon makinën kur ministri…

Shpesh në media kemi shkruar për Bled Çuçin. Dhe nuk e kemi fjalën këtu vetëm për lajmet që vijnë nga politika, por edhe ato që vijnë nga “showbiz”-i.

Pikërisht, ministri i Brendshëm ka qenë pjesë e lajmeve rozë, kur është shfaqur në rrugët e Bllokut veshur sportive, pa truproja. Pamja që ju propozojmë këtë herë është pak a shumë e njëjtë, vetëm me një ndryshim.

Ministri i Brendshëm ka zgjedhur të ketë me vete dy truprojat e tij. fundjava e Bled Çuçit ka nisur në Bllok, ku ai është shfaqur “casual”, teksa kalonte rrugën në këmbë.

Por bashkë me të këtë herë kanë qenë Edhe dy truprojat që i ka prej postit të rëndësishëm që mban. Çuçi është ndër politikanët që më së shumti zgjedh të qëndrojë i veshur thjeshtë në të përditshmen e tij, duke dalë nga korniza e politikanit standard. Përgjatë fushatës së tij elektorale, ai është shfaqur shpesh herë larg profilit të politikanit të zakonshëm.

I veshur sportiv, pa këmishë, apo edhe me kapele, janë disa nga pamjet më të shpeshta që politikani zgjedh për ditët e zëna me punë, kur nuk i duhet të jetë nën petkun e politikanit. E tillë ka qenë edhe fundjava e shkuar për ministrin e Brendshëm.

I veshur me xhup kaf, i kombinuar edhe me këpucë kafe, ai ka ecur i qetë rrugëve të Bllokut, ku duhet thënë sytë e kureshtarëve e kanë ndjekur gjatë.

Në krah të tij, janë dy djemtë që kujdesen për sigurinë e tij. Dhe kur themi për sigurinë e tij, e kemi fjalën edhe kur ministri kalon rrugën. Ashtu si shihet edhe nga fotot, ata janë kujdesur edhe që Çuçi të kalojë kryqëzimin pa probleme.

Njëri prej truprojave ka dalë para një makine, duke e ndaluar kështu atë, deri sa ministri të kalonte në krahun tjetër të rrugës, sigurisht gjithmonë duke respektuar vijat e bardha.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Fotot nga paparazzi/ Bled Çuçi sportiv dhe me “bodyguard” në Bllok! Truproja ndalon makinën kur ministri…

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×