Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Policia ishte gati të arrestonte Will Smith, por Chris Rock nuk e lejoi! Producenti zbulon prapaskenat e çmimeve “Oscar”

PANORAMA PLUS/ Policia ishte duke qëndruar në gatishmëri për të arrestuar Will Smith pasi goditi Chris Rock në “Oscars” por Chris kishte ndërhyrë duke thënë se ishte mirë, sipas producentit të shfaqjes, Will Packer.

Në promon e intervistës së tij me ‘GMA’, Will Packer thotë se oficerët ishin gati të arrestonin Will nëse Chris do bënte një kallëzim, Duke zbuluar edhe bisedën që ndodhi në prapaskenë direkt pas shuplakës.

Në klipin në fjalë, Packer thotë: “Policët u përgatitën të shkonin dhe arrestonin Willin duke e lënë Chrisin të kuptonte se mund të ngrinte padi penale kundër tij”.

Në një moment, Packer thotë se Chris po e shpërfillte atë që po i thoshte policia ndërsa shton se i tha komedianit që t’i linte policët të bënin punën e tyre. Në fund, Chris vendosi mos të bëjë asnjë kallëzim për Smith duke e lejuar të vijojë qëndrimin në ceremoni , ku fitoi çmimin për “Aktorin më të mirë” dhe mbajti një fjalim emocionues.

Smith u ngjit në skenën e ‘Oscars’ dhe goditi Rock, pasi ai bëri një shaka për flokët e rruar të gruas së tij Jada Pinkett Smith, duke mos e ditur se ajo vuan nga alopecia. Incidenti ndodhi teksa Rock po prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë. E përpara kësaj ai vendosi të shkëmbente disa batuta duke u kthyer nga Jada dhe tha se mezi pret GI Jane 2.

Ndonëse fillimisht qeshi, më pas Smith ai u ngjit në skenë dhe e goditi Rock-un në fytyrë, duke i bërtitur më vonë nga vendi i tij: “Mos e përmend emrin e gruas sime me gojë”. Të nesërmen ai kërkoi falje, duke thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme, e pafalshme dhe e turpshme. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese,” shkroi ai në Instagram.

Edhe Chris Rock ka bërë daljen e tij të parë publike dy ditë më parë për tour-in e tij në Boston ku mbajti edhe shfaqjen e radhës. Në fillim të shfaqjes ai u përshëndet nga publiku me duartrokitje të zjarrta që zgjatën disa minuta. “Si ishte fundjava juaj”-u dëgjua një fans i tij i cili me nota ironie e pyet aktorit për incidentin e nodhur me Smith.

“Unë nuk kam një tufë mosmarrëveshjesh për atë që ndodhi, kështu që nëse keni ardhur ta dëgjoni këtë, kam pasur një shfaqje të tërë që e kam shkruar para kësaj fundjave. Dhe unë jam ende disi duke e procesuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas për atë ngjarje. Dhe do të jetë serioze dhe qesharake, por tani do të tregoj disa batuta”.

VIJON…LEXO LAJMIN E PLOTE NE PANORAMA PLUS (KLIKO KETU)

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Policia ishte gati të arrestonte Will Smith, por Chris Rock nuk e lejoi! Producenti zbulon prapaskenat e çmimeve “Oscar”

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×