Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Mozzik dhe Loredana drejt ribashkimit/ Tentativat e reperit për të rifituar partneren dhe jetën e mëparshme

Duket se dyshja i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe ka qenë e bija, Hana që i ka bashkuar. Në kulmin e akuzave dhe kundërakuzave, ata u panë sërish bashkë. Fillimisht ata vetë u shprehën se janë së bashku vetëm si prindër të Hanës, por shpejt ata konfirmuan lidhjen e tyre që edhe këtë herë zgjati pak kohë. Tashmë që dyshja po kalon kohë sërish së bashku, mbetet për t’u parë nëse nga ky çift do të ketë “tym të bardhë”.

Loredana dhe Mozzik janë ndër dyshet më të ndjekura për publikun. Çifti ka mbajtur mbërthyer publikun me historinë e tyre të dashurisë prej vitesh. Në verën e vitit që lamë pas ata u ribashkuan edhe njëherë, për të kaluar verën si një familje. Madje, për të festuar këtë ribashkim ata sollën edhe një album të ri. “No rich parent”, ishte projekti që ata lançuan, duke konfirmuar kështu se janë ndër dyshet më të suksesshme si në jetë, ashtu edhe në muzikë.

Por edhe këtë herë, ribashkimi nuk zgjati shumë. Vetëm disa javë më pas, ata i dhanë sërish fund për të disatën herë. Ishte vetë reperja që u shpreh se ka shumë konsideratë për Mozzik, por me të do ta lidhte vetëm Hana, vajza e tyre.

Që prej asaj dite, ajo dhe Mozzik kanë vijuar jetën të ndarë, duke koordinuar kohën vetëm për vajzën e tyre. Por, atëherë kur duket se publiku po i harronte si çift, vijnë të tjera sinjale pajtimi. Bëhet me dije se Mozzik i ka kaluar ditët e fundit në Zurich të Zvicrës, për të qenë më pranë Hanës, por edhe Loredanës.

Nga ana tjetër, artisja sapo ka përfunduar pushimet te mikesha e saj në alpet zvicerane. Aktualisht, ajo dhe reperi kosovar gjenden së bashku me Hanën, duke kaluar disa ditë si familje. Ka qenë pikërisht Mozzik, që ka tentuar edhe njëherë tjetër ribashkimin me partneren e tij, duke i kërkuar një tjetër mundësi. Por, duket se ende nuk kemi lajmin e madh të ribashkimit, që edhe njëherë do të çonte peshë zemrat e fansave të tyre.

Historia e dy 25-vjeçarëve është ndër më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat në “showbiz”-in tonë. Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi kanë më shumë se 5 vite që njihen. Ata njihen si një nga çiftet “gansta” në “showbiz”-in shqiptar, pasi edhe vetë bukuroshja e lindur dhe rritur në Zvicër ndjek një trend ndryshe. Me stilin e saj prej “gangstereje”, 25-vjeçarja e cila banonte në Emmenbrücke të Luzernit, për një kohë të shkurtër ka arritur të ketë mijëra ndjekës në “Instagram”.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuten”, Loredana rrëfeu se është 100 për qind shqiptare. Pavarësisht famës që ka, Zefi u bë e njohur për shqiptarët në momentin që publiku filloi të dyshonte për lidhjen e saj me Mozzik. Deri në momentin që dyshja pranoi ta bënte publike lidhjen, reperja shprehej për mediat se Gramoz Aliun e ka djalë halle. Dhe kjo deklaratë hapi shumë debate në rrjet duke e kritikuar Mozzik se është në një lidhje me kushërirën e tij.

Kjo ishte thjeshtë një mënyrë për ta mbajtur të fshehtë lidhjen, pasi si Loredana ashtu edhe Mozzik njihen si supersticiozë. Për këtë arsye, ata nuk pranonin t’i bënin gjërat hapur deri në momentin kur ishin të sigurt për hapat që ndërmarrin.

Pas ardhjes në jetë të Hanës, ata u shpërngulën në Prishtinë, ku dhe nisën të bashkëpunonin edhe në karrierë, veç se në jetën e përditshme. Por duket se ditët e arta nuk zgjatën shumë edhe për këtë dyshe. Pas problemeve që Loredana pati me drejtësinë zvicerane, për mashtrimin e një çifti të moshuar, çifti u nda.

Ndarja e tyre është shoqëruar edhe me shumë deklarata thumbuese nga të dyja palët. Mozzik shkruante se njerëzit fals nuk e çudisin më dhe në një status tjetër shkruante: “Jam shumë i mirë derisa ti e dreqos me besnikërinë”. Ndërsa Loredana në një postim të saj shkruante: “Kujtohu se është dikush që po njihet me ishin tënd dhe po mendon se ai është special”.

Mozzik e çoi edhe më tej këtë “sherr” mes tyre duke publikuar një këngë për të cilën thuhet se ia ka kushtuar Loredanës, me titull “Dhelpër dinake”. Megjithatë, duket se dyshja i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe ka qenë e bija, Hana që i ka bashkuar.

Në kulmin e akuzave dhe kundërakuzave, ata u panë sërish bashkë. Fillimisht ata vetë u shprehën se janë së bashku vetëm si prindër të Hanës, por shpejt ata konfirmuan lidhjen e tyre që edhe këtë herë zgjati pak kohë. Tashmë që dyshja po kalon kohë sërish së bashku, mbetet për t’u parë nëse nga ky çift do të ketë “tym të bardhë”.

© Panorama.al
Get CyberSEO Lite (https://www.cyberseo.net/cyberseo-lite) - a freeware plugin for WordPress to pull full-text RSS articles 📃


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Mozzik dhe Loredana drejt ribashkimit/ Tentativat e reperit për të rifituar partneren dhe jetën e mëparshme

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×