Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Sot Është Festa e Nënave! Dërgoja Këtë Kartolinë të Mrekullueshme



Historiku i datës

Ka pak kohë që në Shqipëri njihet “Festa e Nënës”, ndërsa në Europë dhe në SHBA kjo festë është festuar që në vitet 1900. Edhe kjo festë ka historinë e vet. E zbuluam këtë festë dhe synojmë ta bëjmë popullore, megjithëse vonë por më mirë vonë se kurrë, kjo ditë është e njohur tashmë në të gjithë botën dhe festohet nga të gjitha nënat. “Festa e NËNËS” lindi si ide dhe u bë realitet në Virxhinia të SHBA-së. Një vajzë e vogël amerikane e quajtur Ana Xhervis, e lënduar thellë nga humbja e nënës së saj, ju drejtua një Senatori të shtetit të Virxhinias, i propozoi që kjo ditë të shpallej si “Dita në kujtim të gjitha Nënave”. Senatori e priti me kënaqësi propozimin e vajzës dhe që në atë kohë, pra, që në vitin 1910, kjo festë festohet me shumë dashuri çdo vit. Ai e pranoi festimin e kësaj feste duke nderuar edhe dhimbjen e bijve dhe bijave amerikane dhe të gjithë botës për Nënat e tyre por edhe Nënat e gjalla –që për to ne bëjmë një nderim akoma më të madh duke ju dhuruar karafila të kuq për Nënat e gjalla dhe karafila të bardhë të vendosim një tufë mbi varrin e tyre. Ky ishte një homazh i mrekullueshëm që edhe Ana e bëri për Nënën e vet.

Përse karafila të kuq dhe përse karafila të bardhë për nënat tona të dashura?

Ana Xhervis kishte pranë shtëpisë një kopsht shumë të bukur me shumë lule, por karafilat e kuq dhe karafilat e bardhë i kishte mbjellë Nëna e saj që kujdesej shumë për to. Nëna e saj çdo ditë mblidhte tufa me karafilë me aromë të mrekullueshëm dhe shtëpia e tyre kundërmonte aq ëmbël saqë ato ndiheshin si në parajsë. Kështu që pasi vdiq e ëma ajo e vazhdoi kujdesin për karafilat dhe ndiqte të njëjtat rituale sikur e ëma të ishte gjallë. Kjo ishte arsyeja përse Ana dhuronte pafund karafila ditën e “Festës së Nënës” ose “Dita e Nënës”. Kështu ky veprim u bë traditë dhe lulja që simbolizon këtë ditë është karafili. 
LEXONI EDHE:
19 Prindër Ndajnë Me Ne Dështimet e Tyre Më Të Dhimbshme

Më pas këtë ide e përkrahën edhe shtete të tjera europiane si Italia, Anglia, Franca, duke e shndërruar në festa kombëtare. Kjo festë u përkrah nga gjithë bota e qytetëruar. Çdo vit TV të ndryshme japin emisione pafund për njeriun më të shtrenjtë që ka njeriu siç është Nëna.

Po tek ne?

“Festa e NËNAVE”, u aprovua si e tillë në vitin 1997, dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Të quhet ditë përkujtimore “Dita e Nënës”, e cila do të jetë e diela e dytë e muajit maj. U aprovua nga Kryetari i Kuvendit Pjetër Arbnori.

Kjo ditë është kujtimi dhe konsolidimi i një feste kaq të shenjtë, e cila duhet të bëhet sa më popullore dhe të ketë shtrirje për tu festuar në mbarë Shqipërinë, sepse çdo Nënë meriton të nderohet, të çmohet dhe të respektohet në jetë të jetëve. A ka simbol më të shenjtë se nëna Shqiptare, ajo ka qenë dhe do të mbetet simbol i jetës në tërësi, simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit të një vendi. Jo më kot Elena Gjika- Dora d’Istria një intelektuale me famë botërore si dhe një nga penat më të famshme që veprat e saj mbeten aktuale deri në ditët tona. Diku mes radhëve të panumërta në një nga veprat e saj shkruante: 
”Shiko zhvillimin e gruas që të arrish në zhvillimin e një Kombi”, 
kjo është shumë e vërtetë. Çdo Nënë është dhe do të jetë simbol i madhështisë, emancipimit, i një fryme të re, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në larminë e brishtë të ditëve tona, si në art, kulturë, sport, biznes, politikë etj. Ashtu edhe në sferat më të larta të drejtimit dhe të organizimit të një shteti. Është ky një fakt kuptimplotë dhe domethënës, derisa ajo ka treguar gjithmonë e po tregon aktualisht pa u shkëputur nga asnjë përgjegjësi, që ka mundur t’ia dali mbanë edhe pse shpeshherë duke u ndeshur me shumë vështirësi nga më të ndryshmet.

Nga ndryshon “8 Marsi” nga “Dita e Nënës” apo “Festa e Nënës”

Sigurisht që ndryshon dhe ka disa arsye. Së pari “8 Marsi” është dita e grave dhe e vajzave, ndërsa “Dita e Nënës” është vetëm për Nënat.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Sot Është Festa e Nënave! Dërgoja Këtë Kartolinë të Mrekullueshme

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×