Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

5 Ide si të Surprizoni Partnerin Tuaj për Shën Valentin


Dita e Shën Valentinit është celebrimi i dashurisë, i të bukurës dhe romanticitetit. Për çiftet e sapo krijuara është më e thjeshtë të organizojnë diçka të veçantë apo të blejnë dhurata për partnerin, por për ata që nuk e kanë për herë të parë festimin e kësaj dite zgjedhja bëhet më e vështirë. Të gjithë duan ta bëjnë këtë ditë speciale dhe të paharrueshme por gjenden në vështirësi për zgjedhjet e tyre.

Tregojini partnerit tuaj që ju kujdeseni për të. Surprizojeni me një dhuratë sentimentale jo domosdoshmërisht të kushtueshme ose rizgjoni romancën me diçka më seksi.

Ja 5 ide nga , siti më i madh Shqip i njohjeve online MBLESERI.com, si ta surprizoni te dashurin tuaj ditën e Shën Valentinit:

Foto flirtuese




Në vend të një darke romantike me qirinj dhe verë, bëni një set me fotografi. Fotografi flirtuese dhe ngacmuese si për shembull: në kuzhinë duke gatuar me një veshje provokuese ose duke lexuar librin e tij të preferuar apo duke punuar në laptop me t-shirtin e tij.

Takimi i parë




Ju kujtohet takimi i parë? Inskenojeni përsëri duke u bërë aktore. Shiheni njëri-tjetrin njësoj si herën e parë, pak të turpshëm, të rezervuar. Bëni të njejtat pyetje që keni bërë dhe atëherë. Do jetë diçka e këndshme dhe zbavitëse. Do ju kujtohen emocionet e përjetuara atëherë dhe ky Shën Valentin do bëhet edhe më romantik për ju.

Surprizë e fshehur




Blini 10 zarfa të madhësive të ndryshme, nga më i vogli deri tek më i madhi në mënyrë që të futen tek njëri tjetri si kukullat Matrioshkas ruse. Shkruani një letër me dedikim special dhe futeni në zarfin më të vogël, e me rradhë në zarfat e tjerë. Dërgojani partnerit, pse jo me postë dhe sigurohuni që ta marrë pikerisht ditën e Shën Valentinit. Momentin që partneri “lodhet” sa të gjejë letrën, do jetë argëtues dhe do e bëjë ditën tuaj paksa më të veçantë.

E njejta gjë mund të realizohet edhe me dhuratën, me kuti të madhësive të ndryshme.

Arsyet pse të dua




Blini letra me ngjyra në formë zemre ose realizojini vetë ato. Në çdonjerën prej tyre shkruani një arsye pse e doni partnerin tuaj, pse ai/ajo është special për ju. Shkruani fjalë të bukura, mund të bëni dhe ndonjë batutë, e më pas vendosini këto pusulla në një vend të dukshëm, për shembull në skrivaninë e tij, apo në dhomën e gjumit. Emocionet që do japi kjo surprizë do jenë të këndshme për partnerin.

Nëse doni ta bëni edhe me intriguese, mund ti fshihni pusullat në vende të ndryshme të shtëpisë, ku në çdonjerën ka edhe një sinjalizues (hint) se ku është pusulla e rradhës, e në fund të lojës, në pusullën e fundit të keni fshehur lule dhe një dhuratë.

Kjo lojë do ju emocionojë të dyve pa masë.

Dashuria vjen nga stomaku




Eshtë e thjeshtë të shkosh në një restorant ku do të servirin një menu standarte me një ambjent të dekoruar. Por ku ka më mirë se diçka e realizuar nga vetë ju. Mëngjes në krevat apo darkë romantike, ose të dyja. Kujtoni se janë detajet e vogla që ngjallin emocione te medha. Biskota ne formë zemre, qirinj aromatik, ushqim afrozidiak dhe nje vere të mire.

Kjo video e 1Fakt.com do ju ndihmojë të realizoni "Kekun e Dashurisë", ushqimi më i preferuar për Shën Valentin, i cili realizohet në pak sekonda e me fare pak shpenzime. Mos harroni ta bëni SHARE (Shpërndani) për të tjerët këtë ide:



Një herë në vit? Edhe pse festa e Shën Valentinit është një herë në vit, mbani mend që gjeste të vogla janë të domosdoshme çdo ditë. Një dedikim dashurie, një kafe e ngrohtë në mëngjes, një film romantik … Surprizojeni për Shën Valentin por duajeni çdo ditë.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

5 Ide si të Surprizoni Partnerin Tuaj për Shën Valentin

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×