Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2017

Tags: tatildelaquo



Ky është horoskopi për ditën e hënë, 17 prill 2017 që Agjensia Martesore më e madhe Shqip MBLESERI.com sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.


Dashi


Për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një e hënë e shoqëruar me nervozizëm. Është e vërtetë që natyra juaj luftarake, nuk do ju lërë të qetë, por bëni mirë të reflektoni dhe të veproni me qetësi.


Demi


Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj do ju dhurojë një ditë të jashtëzakonshme. Do të planifikoni mirë lëvizjet tuaja dhe projektet që keni në plan prej disa kohësh do të marrin jetë shumë shpejtë.


Binjakët


Do të dëshironit që partneri/ja juaj të kuptojë ndjenjat tuaja më të thella, por nuk jeni aspak në të njëjtën gjatësi vale dhe kjo do t’iu tensionojë. Sa i takon punës, po studioni një sërë iniciativash të ndryshme, për projektet e ardhshme.


Gaforrja


Ylli juaj drejtues nuk ju buzëqesh, por shpirti juaj energjik, do bëjë që t’ia dilni mbanë me çdo gjë. Euforia që ju karakterizon do ju karikojë tej mase, duke bërë që të ndiheni mirë.


Luani


Gjatë kësaj të hëne do të dominoheni nga nervozizmi dhe do të jeni të tensionuar. Në punë planetet nuk do jenë shumë të qartë, kështu që duhet të bëni kujdes gjatë kësaj dite.


Virgjëresha


Nuk ju mjafton më që të vini në punë fantazinë, por duhet të veproni konkretisht. Një Hënë e guximshme, do t’iu ofrojë si në një pjatë argjendi mundësi shumë të mira, të cilat ju duhet t’i kapni.


Peshorja


Vendosmëria dhe kthjelltësia për të zgjidhur problemet, do t’iu çojë në një fazë të re. Planetet e bëjnë gjithçka më të lehtë, duke bërë që të çoni deri në fund diçka që keni nisur.


Akrepi


Bujaria e Venusit dhe ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do ju ndihmojnë jo pak. Gjatë kësaj të hëne do të ketë një harmoni perfekte të aleancave të çmuara, duke lënë mënjanë mosdakordësitë e vjetra.


Shigjetari


Gjatë kësaj të hëne, do të doni të pushoni dhe të relaksoheni. Një numër i madh planetësh do ju buzëqeshin, duke ju ndihmuar në hapat që do të bëni në punë.


Bricjapi


Për të lindurit e kësaj shenje do jetë një ditë e kënaqshme, ndërsa planetet nuk do e kursejnë mbështetjen e tyre. Do të ktheheni të buzëqeshni me partnerin tuaj, të cilin kohëve të fundit e keni lënë disi pas dore.


Ujori


Për të lindurit e kësaj shenje do të jetë një ditë e mbushur me ulje- ngritje. Megjithatë mos u druani, pasi ka disa projekte të cilat duhet t’i çoni përpara dhe që të gjithë do dalin me rezultate pozitive.


Peshqit


Mos mendoni për të nesërmen, por përqendrohuni për të tashmen. Pozitiviteti i Venusit, ju sugjeron që të rrini me ata persona që ju bëjnë të ndiheni mirë në mënyrë që të argëtoheni dhe relaksoheni.



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Horoskopi ditor, e hënë 17 prill 2017

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×