Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

PSIKO TEST: Sa Jeni të Ndjeshëm dhe a Lëndoheni Lehtë?


Sipas studimeve te psikologes Elaine Aron personat Shume te ndjeshem jane rreth 15-20 % te popullsise boterore. Pjesa me e madhe e tyre nuk e dine dhe nuk arrijne te gjejne nje shpjegim te vertete per menyren se si e perceptojne boten. Ata e kuptojnë se ata kanë një vizion më të detajuar në lidhje me detaje të caktuara, mbi te gjitha në ndërveprimet shoqërore,por nuk e dine perse. Shume prej tyre madje vuajnë nga gjendja e hiperstimulimit emocional në të cilin jetojnë, ndihen shpesh te shqetesuar pa arsye pa arsye, por pa treguar asnje simptome ekstreme nuk bejne pjese ne asnje diagnoze psikologjike.

Jetojne nje jete shume intensive, si ne te mire si ne te keq.

Personat shume te ndjeshem shqetesohen shume lehte, jane shpesh te stresuar, i vuajne stimulimet intensive (muzika e larte, aromat e forta, imazhe shume te forta…), jane ekstremisht perceptive si në lidhje me stimulimet fizike ashtu edhe kundrejt atyre mendore. Per kete arsye kërkojnë qetësi dhe shpesh luftojnë për të mbajtur ekuilibrin në jetën e tyre.

Te kuptosh qe i perket ketij grupi mund te te ndihmoje shume. Mund te vendosesh te vesh ne veprim disa strategji te vogla per te permiresuar perditshmerine.

#1 Te fjeturit shume.

Mungesa e gjumit eshte nje nga armiqte kryesore te njerezve te ndjeshem. Atyre ju duhet akoma me shume energji te procesojne ne krahasim me njerezit e tjere. E vetmja menyre per te grumbulluar energjite e nevojshme per te perballuar kerkesat e se perditshmes eshte pikerisht te fjeturit me shume se 7 ore naten.

#2 Te hash ne menyre te rregullt dhe te shendetshme.

Te ngrenit keq dhe me orare te c’rregullta mund te jete shkaterrues per personat shume te ndjeshem. Pikerisht si gjumi, nje ushqyerje korrekte eshte e domosdoshme per te pasur energjite e nevojshme per te perballuar perditshmerine. Nese ben pjese ne kete grup personash trupi yt funksionon mire. Nese funskionon mire ndjeshmeria jote behet nje virtut, nje marsh me shume. Perndryshe kthehet vetem ne nje barre.

#3 Merr pak kohe per te shijuar vetmine.

Asgje nuk i karrikon me mire baterite e njerezve shume te ndjeshem me shume sesa heshtja. Ne heshtje, stimujt reduktohen ne minimum dhe kerkesa per vemendje e percjelle nga bota perreth behet me e durueshme. Mjaftojne pak minuta per te karikuar mendjen e lodhur.

#4 Gjej nje vend ku mund te clodhesh.

Me termin “te clodhesh” nuk kanë në plan të flene ose të bëjne një sy gjumë. Per personat shume te ndjeshem te clodhesh do te thote te largosh presionet e jashtme dhe te besh te rrjedhin serish energjite brenda trupit te vet. Normalisht ambienti rrethues iu thith shume energji personave te ndjeshem, energjia nuk eshte e pafundme dhe ata perfundojne duke e ezauruar. Nje park, nje dhome bosh, nje biblioteke, por edhe nje librari ose nje dyqan disqesh. Vetem ti e di ku ndjehesh mire dhe ku percepton qe trupi yt perforcohet. Dalloje kete vend dhe perdore kur ke nevoje te marresh veten.

#5 Mos i bej gjerat ne fund.

Truri i njerezve te ndjeshem analizon nje shumice skenaresh hipotetike me lart se mesatarja. Kjo mund te kerkoje shume kohe. T’i kesh minutat e numeruara per te cuar deri ne fund dicka eshte nje luks qe nuk mund t’ia lejosh vetes pa influencuar kjo negativisht ne performance tende.

#6 Kufizo kafeinen.

Shpesh keta persona duhet te bashkejetojne me acarimin e tyre. Kafeina ose substanca te tjera stimuluese nuk keshillohen pikerisht sepse shumezojne efektet e veta psikotrope me acarimin natyror qe ekziston tek personat e ndjeshem.

#7 Ndricim i bute.

Ashtu si per zhurmat, ekziston e njejta logjike edhe per dritat. Me mire nje ndricim i ulet.

#8 Perpiqu t’i besh gjerat larg orarit te masave.

Per te jetuar mire, ajo qe duhet bere eshte te mos frekunetosh vendet qe kane shume njerez. Sigurisht kur kjo ndodh jashte se perditshmes nuk eshte problem. Ndonjehere nuk i ben keq askujt. Por te shkosh te besh pazar cdo dite ne nje supermarket plot me njerez ne te ardhmen mund te behet e lodhshme. Perpiqu t’i besh gjerat larg orarit te masave. Te gjithe shkojne te bejne pazar ne dakrke? Ti zgjohu pak me shpejt dhe shko beje ne mengjes kur supermarketi eshte akoma bosh.

Por a jeni ju vërtetë shumë të ndjeshëm? Përmes këtij testi ju ndihmojmë të zbuloni se çfarë fshihet në ju, sa jeni të komplikuar dhe a keni prirje t’i lëndoni të tjerët…


E GJETËM? LINI NJË KOMENT OSE SHPERNDANI KETE TEST NE FACEBOOK!


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

PSIKO TEST: Sa Jeni të Ndjeshëm dhe a Lëndoheni Lehtë?

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×