Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ja çfarë Tregon Horoskopi për Fëmijën Tuaj

Tags: tatildelaquo

Doni të shkarkoni aplikacionin tonë në Google Play me Horoskopin Ditor si dhe plot materiale të tjera mbi Zodiakun Perëndimor e atë Lindor? Kliko tani këtu për të shkuar tek Google Play!

Ky horoskop vjen tek ju nga Agjensia Martesore me e madhe Shqip MBLESERI.com . Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë. Shumë prindër mendojnë se i njohin fëmijët e tyre më mirë se gishtat e dorës, por harrojnë që fëmija është qenie e pavarur. Ju mund të mësoni prej tyre duke u nisur nga detaje thuajse të parëndësishme në dukje, siç është për shembull shenja e horoskopit. Ja ç'thonë yjet për lepurushët tuaj : 
 
KUJDES! Nëse dëshironi të lexoni të parët horoskopin ditor më të saktë e të përpiktë Shqip ju lutemi të pëlqeni faqen tonë Facebook ose të Bookmark faqen tonë dedikuar Horoskopit .

MBLESERI.com : Dashi: 
 
Vogëlushët e shenjës së dashit u pëlqen të vënë në provë durimin e mamit dhe babit, futen gjithmonë në telashe, por dinë edhe si të shpëtojnë prej tyre. Janë fëmijë shumë të gjallë . Për ta çdo ditë është një aventurë e re. 
 
MBLESERI.com : Demi: 
 
Fëmijët e shenjës së demit janë shumë të qetë. Duket sikur llogarisin çdo hap që hedhin. Dinë të jenë të kujdesshëm. U pëlqen shumë të kalojnë kohën me prindërit, të argëtohen dhe të provojnë lojëra të reja, sidomos lojëra që nxjerrin në pah aftësitë e tyre krijuese. 
 
MBLESERI.com : Binjakët: 
 
Në qoftë se keni fëmijë të shenjës së binjakëve, ndihuni me fat sepse këta vogëlushë dinë t’u kthejnë buzëqeshjen në çdo kohë. Janë pak trazovaçë, por dinë të kontrollojnë dëshirat dhe shpërthimet kur janë në publik, për shembull nuk bëjnë kurrë në skena në supermarket. 
 
MBLESERI.com : Gaforrja: 
 
Të vegjlit e shenjës së gaforres falin shumë dashuri në familje. Janë të ngjitur pas prindërve dhe vëllezërve. U pëlqen të luajnë në natyrë dhe të provojnë gjëra të reja. Në përgjithësi janë të qetë dhe të bindur, por kur bëhen me nerva kthehen në një uragan të vërtetë. 
 
MBLESERI.com : Luani: 
 
Në qoftë se ekizston një tipar që përshkruan më së miri luanët e vegjël është dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes. Ky është asi i tyre nën mëngë dhe dinë ta shfrytëzojnë më së miri. Janë guximtarë, të papërtueshëm dhe këmbëngulës. Në të njëjtën kohë dëgjojnë këshillat e më të rriturve dhe dinë të jenë të përgjegjshëm. 
 
MBLESERI.com : Virgjëresha: 
 
Fëmija i shenjës së virgjëreshës është një perfeksionist i lindur. Shumë i vendosur dhe praktik, kjo vihet re që në raportin që krijon me fëmijët e tjerë apo prindërit. I pëlqejnë shumë sidat dhe dëshiron të dalë gjithmonë më i miri. Është fëmijë pak tekanjoz kur bëhet fjalë për ushqimin dhe veshjet, por me pak punë mund të përshtatet me çdo situatë.

MBLESERI.com : Peshorja: 
 
Edhe pse në një moshë fare të njomë, fëmijët e shenjës së peshores duan të jetojnë në një botë ideale ku çdo gjë është e bukur dhe në vendin e duhur. U pëlqen të jetojnë në harmoni me prindërit, vëllezërit, kushurinjtë dhe shokët e klasës. Janë fëmijë të qetë, të duruar dhe dëgjojnë me vëmendje këshillat e prindërve. 
 
MBLESERI.com : Akrepi: 
 
Akrepët e vegjël nuk pickojnë si insekti me të njëjtin emër, por u pëlqen të tregojnë sekretet e të tjerëve. Janë natyrë shumë e thellë dhe shpesh të pakuptueshëm, por njëkohësisht miqësorë dhe të dashur. Vëzhgues të mirë që shohin gjithmonë përtej aparencës. 
 
MBLESERI.com : Shigjetari: 
 
Fëmijët e shenjës së shigjetarit janë të qeshur, simpatikë dhe shumë kureshtarë. U pëlqejnë pyetjet që nisin me ‘’përse’’ dhe nuk lodhen derisa të marrin përgjigjen e duhur. U pëlqejnë lojërat në natyrë, sporti dhe festat me shumë fëmijë. 
 
MBLESERI.com : Bricjapi: 
 
Ndryshe nga fëmijët e shenjave të tjera, bricjapët e vegjël duken më të rritur për moshën që kanë. Janë shumë të përqendruar, të vendosur dhe luftarakë derisa t’u plotësohen të gjithë dëshirat. U pëlqen të debatojnë për gjithçka, por mbi të gjitha të dalin fitues në fund. 
 
MBLESERI.com : Ujori: 
 
Vogëlushët e shenjës së ujorit janë inteligjentë dhe ëndërrimtarë. Nëse do u jepej një shkop magjik, me siguri dëshira e parë e tyre do të ishte ta bënin botën një vend më të mirë. Janë shumë të dashur, të ëmbël dhe nuk i fshehin kurrë emocionet. 
 
MBLESERI.com : Peshqit: 
 
Të gjithë prindërit që kanë një fëmijë të shenjës së peshqve e dinë shumë mirë ç’do të thotë të kesh një botë përrallash brenda katër mureve të shtëpisë. Këta fëmijë duan të realizojnë çdo fantazi të mundshme, nga lojërat me indianë e deri tek Peter Pan-i fluturues. U pëlqen të luajnë me imagjinatën, të krijojnë situata humori, i duan shumë kafshët shtëpiake dhe natyrën.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Ja çfarë Tregon Horoskopi për Fëmijën Tuaj

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×