Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

10 Fakte që të Gjithë Duhet t’i Dimë për të Rrezikshmit - Anonymous


A ju ka shkuar në mendje ndonjëherë të bashkoheni me grupin Anonymous? Nëse po, duhet të kini kujdes se kujt i besoni. Për t’u bërë anëtar i Anonymous është e thjeshtë. Gjithçka duhet të bëni është ta shpallni veten si njëri prej tyre. Pjesa e vështirë është të mos kapesh.

10. Anonymous nuk është organizatë

Anonymous filloi në një uebsajt, ku disa persona postonin imazhe dhe komente që kishin si qëllim nxjerrjen në pah të problemeve që njerëzit me emër e fytyrë nuk mund t’i thoshin. Prandaj atyre u jepej nofka “Anonymous”. Një grup individësh me një ndjenjë të fortë drejtësie dhe dëshirë për të ndryshuar. Ata nuk kanë një lider, prandaj simboli i tyre është një njeri pa kokë. Njerëz me prejardhje filozofike të ndryshme që marrin pjesë në kauza të ndryshme.

9. Çdokush mund t’u bashkohet

Nëse doni t’i bashkoheni Anonymous askush nuk ju ndal por përpara se ta bëni këtë, duhet të bashkoheni në grupe aktivizmi që operojnë brenda kufijve të ligjit në vend. Duhet të krijoni marrëdhënie dhe të fitoni besimin e të tjerëve në disa vjet përpara se të bëheni një hakues i vërtetë.

8. Vetëm disa prej tyre kanë aftësi hakuese

Vetëm një pjesë e vogël e Anonymous janë pjesë e elitës së hakersave, ata që kanë aftësi të hyjnë në sistemet e sigurisë të rrjeteve të ndryshme. Kjo është arsyeja se pse ato kanë kaq shumë anëtarë, që të mund të kenë akses në çdo kompjuter.

7. Si funksionin pjesëmarrja në Anonymous

Kur ke ndërtuar një pseudonim në internet dhe ke bërë disa miq të sigurtë në IRC, hapi tjetër është gjetja e kauzës të cilën do e mbështesësh. Nëse doni të ngrini një kauzë kundër diçkaje, duhet të gjeni stacionin IRC të dedikuar për atë operim dhe të ofroni mbështetjen tuaj në një dhomë chatt-i.

6. Përdorimi i ION Cannon është i rrezikshëm

Nuk është e jashtëligjshme të thuash që je pjesë e Anonymous, gjithashtu nuk është e jashtëligjshme të chatt-osh online, por nëse përdor LOIC, do të përballesh me dënime serioze. Në vitin 2008, Anonymous bëri një sërë protestash kundër Kishës së Shkencologjisë. Ky ishte moment kur Anonymous nga një grup internet u kthyen në aktivistë politikë.

5. Piratët e Epokës së Informacionit

Një “luftë” civile shpërtheu mes grupit të atyre që dëshironin të mbeteshin politikisht aktivë, dhe atyre që donin vetëm të bënin lojëra në internet. Interesi për Anonymous ra pas çështjes së Kishës së Shkencologjisë.

4. Ngjashmëria me WikiLeaks

Në nëntor të vitit 2010, WikiLeaks filloi të zbulonte 500 mijë kabllo diplomatike sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nën kërcënimin e veprimeve juridike, qeveria amerikane detyroi institucionet financiare, përfshirë Paypal të shkëpuste shërbimet me Wikileaks.

3. Luftërat e Hakerave


Legjioni i Anonymous nuk ishte më i nevojshëm të punonte i bashkuar. Një grup hakerash të Anonymous të aftë u përçanë për të formuar skuadra të veçanta. Ata e quajtën veten “LulzSec” dhe lideri it re kishte nofkën “Sabu”. Ai konsiderohej hakuesi më i aftë në grupin e Anonymous.

2. Tradhëtari

Hector Monsegur ishte babai i papunë birësues i dy vajzave. E ëma e tyre ishte në burg, dhe ai ishte personi i vetëm i cili mund të kujdesej për ta. Kur FBI-ja e arrestoi fshehurazi atë në vitin 2011, Hector bëri gjithçka për të dalë nga burgu. Ai u bë informues i policisë, të cilët ngritën një çështje kundër miqve të tij në grupin “LulzSec’. Nën drejtimin e FBI-së, Hector e ktheu grupin në një organizatë agresive kriminale e njohur si “AntiSec”. Ata ndërhynin në sajtet e Ministrisë së Mbrojtjes e Ushtrisë, vidhnin numrat e kartave të kreditit të mijëra oficerësh policie.

1. Teori konspiracioni

FBI-ja kishte një peshk më të madh për të kapur se sa LulzSec. Hector Monsegur po bënte një marrëveshje për të shitur të dhënat e Stratfor tek një informues i FBI-së që ishte pjesë e Wikileaks. Megjithatë Jeremy Hammond e kuptoi që diçka nuk po shkonte si duhej. Jeremy i zbuloi të dhënat e Stratfor në publik përpara se Hector mund të mbyllte marrëveshjen. Disa anëtarët të LulzSec u arrestuar, ndërsa Jeremy-t iu dha dënimi me 10 vjet burg.


This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

10 Fakte që të Gjithë Duhet t’i Dimë për të Rrezikshmit - Anonymous

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×