Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Lojra Sudoku dhe Lojra të Tjera Inteligjente në 1Fakt


Në 1Fakt ju do të gjeni lojërat më të bukura e inteligjente që mund të luhen online dhe krejtësisht falas. Përmes këtyre lojërave ju mund të masni aftësitë tuaja logjike, inelektuale, vizive, reflektive e kështu me rradhë. Përmes lojrave që do të gjeni në 1Fakt ju mund të zhvilloni aftësitë tuaja konjitive, të forconi reflekset mendore dhe të vini në punë trurin tuaj. Lojërat tona ofrojnë njohuri të ndryshme matematikore, gjeografike, muzikore, fizike etj. Ju mund të luani kundër Inteligjencës Artificiale ose me miqtë e familiarët tuaj. Këto lojëra nuk janë optimizuar për mobile. Nëse doni lojëra inteligjente në celularin tuaj shkarkoni aplikacionin tonë në krye të faqes.

Nga psikologët tanë këshillohet ushtrimi i trurit me këto lojëra të paktën tre herë në javë për një zhvillim gradual të të menduarit dhe instinkteve primare të zgjidhjes së problematikave jetike.

Në vazhdimësi të kësaj faqe ju mund të luani Sudokun ditor ofruar nga 1Fakt. Sudoku është një lloj “puzzle” japoneze, zgjidhja e të cilit bazohet në logjikë, kurse vetë loja ekziston tashmë prej 1000 vjetësh. Vazhdoni më poshtë nëse doni të zgjidhni Sudokun ditor ose klikoni Lojra Inteligjente për të aksesuar mbi 40 lojëra të tjera inteligjente në faqen tonë të Lojërave.

Lojra Inteligjente


Loja Sudoku përbëhet nga një fushë e madhe drejtkëndëshe, e ndarë në 81 kuadrate të vogla. Në suazat e kuadratit të madh, janë shënuar 9 seksione të fushave të mëdha 3x3.

Qëllimi i lojës është që të plotësoni të gjitha fushat me numrat nga 1-9. Kushtet e lojës janë që çdo numër duhet të shfaqet pikërisht 9 herë. Problemi është se një numër duhet të shfaqen vetëm një herë në çdo rresht, çdo kolonë dhe çdo seksion të fushave 3x3.

Kjo do të thotë se ju duhet të shkruani numrat: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe çdo numër në një rresht/kolonë/katror mund të shfaqet vetëm një herë. Në fillim të lojës, janë paraqitur numra të caktuar, kurse lojtari duhet të zbulojë se në cilat kuadrate janë numrat e tjerë të përshtatshëm. Sudoku mund të ketë një ose më shumë zgjidhje. Filloni tani te luani me poshte. Pasi ta zgjidhni klikoni lupen per te pare sa te sakte keni qene:



This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Lojra Sudoku dhe Lojra të Tjera Inteligjente në 1Fakt

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×