Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

TEST PSIKOLOGJIK: Çfarë Tregon Mënyra si Shkruani Mesazhet Për Personalitetin Tuaj?


Me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit shumë gra dhe burra duke ndërtuar profile në mediat sociale po ndërtojnë marrëdhënie shoqërore të cilat kanë përfunduar edhe duke u kurorëzuar në martesë.

Kjo mënyrë e re e takimeve virtuale po bëhet e zakonshme gjithnjë e më tepër duke tejkaluar në takime të cilat zgjasin edhe për gjithë jetën. Por, kjo formë e re e lidhjeve shoqërore mes një burri dhe gruaje ka një fillim që është pika kryesore ku studiues kanë zbuluar mënyrat e duhura që duhet të zgjidhen.

Një grua dhe një burrë duhet të fillojnë ngacmimet mes tyre më anë të një mesazhi në këto rrjete sociale. Një studim i kryer në vitin 2011 nga shkencëtarët Valentin Schondienst dhe Linh Dang - Xuan sugjeruan se mesazhi i parë në rrjetet sociale mes një burri dhe një gruaje ka një rëndësi në fillimin e marrëdhënies së tyre.

Ata hartuan me kujdes mesazhe për më shumë se 100 burra dhe gra, duke përdorur më shumë se 100 takime profilesh online. Ja se çfarë ata zbuluan rreth mesazhit të përsosur online.

Shkencëtarët gjetën se fotot në profilet e rrjeteve sociale janë një nga faktorët më të rëndësishëm nëse ju doni të merrni një përgjigje për mesazhin tuaj. Nëse ju jeni më tërheqës në foton që keni dërguar mesazhin tuaj, ka më shumë të ngjarë që ju do të merrni një përgjigje.

(Kjo do të thotë se duhet të bëni kujdes në zgjedhjet e fotografisë suaj në mënyrë që të jeni të kënaqur. Duhet të zgjidhni fotografitë ku gjuha e trupit tuaj është e hapur dhe e përgjegjshme.)

Hulumtimi i tyre tregoi gjithashtu se gratë kujdesen më pak në lidhje me fotot e tyre se sa burrat.

Lajmi i keq: shkencëtarët gjetën se sa më tërheqëse është një grua, ajo ka më pak gjasa për t'iu përgjigjur mesazheve tuaja. Çuditërisht, burrat më tërheqës, në fakt, kishin më shumë gjasa për t'u përgjigjur. Pra, nëse ju jeni një grua në botën e takimeve online, mundësitë tuaja janë të hapura!

Shkencëtarët zbuluan se sa më i gjatë është mesazhi fillestar i një burri, gratë kanë më shumë gjasa për t'u përgjigjur. ( Sidomos gratë tërheqëse)
Shenja më e mirë është që të tregoni atë se çfarë ju pëlqen rreth saj, dhe pastaj tregojini asaj rreth vetes.

Gratë duan të dëgjojnë për veten më shumë se sa për gjerat e tjera.
Në fakt,numri i shumtë i fjalëve “unë” apo “mua” në një mesazh mund të ulin shanset e burrave për të marrë një mesazh prapa. Duke e ditur këtë, shkruajeni mesazhin tuaj rreth saj ose rreth temave që ju keni të përbashkët . Fjala "ne" është më e mirë, ndërsa fjala "unë " është e gabuar.

Nëse jeni të interesuar në dërgimin e një mesazhi të përsosur fillestar për një grua ju duhet të:

Përdorni fjalët "sociale" - Fjalët që tregojnë tek një grua se sa ju jeni social me miqtë tuaj. Duke folur për grupet tuaja, punën dhe si ju shkoni me miqtë tuaj. këto janë të gjitha tema të mëdha.

Shmangni fjalët e zakonshme si “dalim për një kafe”, "të kesh kënaqësi " ose "shkojmë në kinema " për shumicën e grave është një zhgënjim. Ju duhet t`i tregoni asaj që ju keni potencial afatgjatë dhe tregojini për të ardhmen p.sh. si martesa.

Testi Psikologjik

Si zbulojnë mesazhet tuaja se çfarë personi jeni?! A doni të dini çfarë do të thonë? Plotësoni testin për të kuptuar! Per te filluar testin klikoni LUAJ TANI! me poshte:





This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

TEST PSIKOLOGJIK: Çfarë Tregon Mënyra si Shkruani Mesazhet Për Personalitetin Tuaj?

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×