Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Kuiz - A Mund ta Gjeni Shtetin Sipas Emrit të Tyre të Vjetër?


Dëshironi të dini se disa shtete kanë emrin e tyre me kuptim. Ja disa që ndoshta nuk keni mundur që ti mësoni më parë

* Emri i Bahameve në arabishte do të thotë "dy detet".

* Emri i shtetit të Komorosit rrjedh nga arabishtja që do të thotë "ishulli i hënës".

* Emri Angli rrjedh nga anglishtja e vjetër "Englaland" që po të përkthehej në shqip do të kishte kuptimin "vendi i engjëjve".

* Emri i Gjibraltarit rrjedh nga arabishtja dhe ka kuptimin "Mali i Tarikut".

* Në gjuhën e vendësve, Guatemala do të thotë "vendi i shumë bredhave".

* Hondurasin e emëroi kështu Kristofor Kolombo, që në spanjishte d.m.th. "thellësitë".

* Emri Iran do të thotë "vendi i arianëve".

* Xhamajka në indishte ka kuptimin "vendi i drunjve dhe ujit".

* Emri i Kirgisizë në gjuhën vendëse do të përkthehej "vendi i dyzet fiseve".

* Emri i Lihtenshtajnit në gjermanishten e vjetër do të kishte kuptimin "guri që shkëlqen".

* Emri Luksemburg rrjedh nga dy fjalë të dy gjuhëve të ndryshme, që po të përktheheshin do të tingëllonte si "kështjella e vogël".

* Grekët e vjetër Maltën e quanin "Melita" që d.m.th. "mjaltë".

* Në gjuhën e vendësve të lashtë, Norvegji do të thoshte "rruga veriore".

* Sri Lanka në sanskritishte kishte kuptimin "ishulli madhështor".

* Sudan në arabishte ka kuptimin "vendi i zezakëve".

* Emri i Turqisë ka kuptimin në gjuhën vendëse "fort".

LEXONI EDHE:

Kuiz: A Mund ta Kaloni Testin e Shtetësisë Amerikane?



Por në kuizin që do të bëjmë sot nuk ka vend për interpretime. Juve do ju jepet emri i vjetër i shtetit, dhe ju duhet të gjeni ekzaktësisht se cili është ai shtet sot. P.sh. do ju jepet emri i mbretërisë së Arbërisë dhe do të gjeni se bëhet fjalë për Shqipërinë.

Atëherë a jeni gati? Le të fillojmë kuizin më poshtë dhe mos harroni ta shpërndani më pas rezultatin tuaj dhe këtë kuiz për të sfiduar me njohuritë tuaja miq e familjarë.





This post first appeared on 1FAKT - Teste Psikologjike E Kuize Logjike, please read the originial post: here

Share the post

Kuiz - A Mund ta Gjeni Shtetin Sipas Emrit të Tyre të Vjetër?

×

Subscribe to 1fakt - Teste Psikologjike E Kuize Logjike

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×