Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Somenews | Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike pataten. Një kilogram patate në…

Somenews | Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike pataten. Një kilogram patate në… Instagram Wed, 05/24/2023 - 22:01 Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike pataten. Një kilogram patate në pikat e pakicës në Tiranë shitet me 100-120 lekë për kg. Fermerët shqiptare të paorientuar me nevojat e tregut, përpos faktit që ekspozohen ndaj humbjeve kolosale, krijojnë edhe probleme në furnizimin normal të tregut me prodhime të vendit. Ata thonë se shkak për çmimin e lartë është prodhimi i pakët, pasi bimët u dëmtuan nga ngricat në pranverë. “Është shumë dobët me prodhimin. 60-70 lekë. Pikat e grumbullimit dhe tregu i brendshëm. As 40% të prodhimit nuk marr. Lagështira dhe ngricat i dëmtuan. Në javë do 4 spërkatje 200 mijë lekësh”, tha një fermer në Divjakë. Jo vetëm konsumatorët, por edhe tregtarët ankohen për çmimin e lartë. Në krahasim me një vit më parë, çmimi i patates është rritur ndjeshëm nga 60 lek për kg që ishte. “Populli ikën se nuk ka me çfarë ti blejë. Patatja është e Divjakës. 100 lekë me shumicë. Vitet e kaluara, kur del e reja, e vjetra është lirë. Por është shumë lartë. Me shumicë e marrim 90 lekë, vjet e merrnim 40 lekë me shumicë”, tha një tregtare për “Report Tv”. E ndërsa fermerët në Divjakë thonë se e japin pataten me 70 lek për kg, çmim shumice. “Deri tani me 70 lekë. Po ua japim frigoriferëve. Ka edhe nga tregu i brendshëm, grumbulluesit. Për 1 dynym prisja 40 kuintal. Por do marr deri në 20 kuintal”, tha një fermer.  “Do 4 herë spërkatje. Nuk ke ndonjë përfitim por nuk ke çfarë të bësh. Toka duhet punuar”, tha një tjetër. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #vox news #media # news @vox news.al @voxmedia.al #Nettitrendi // >



This post first appeared on News From Around The World 24/7!, please read the originial post: here

Share the post

Somenews | Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike pataten. Një kilogram patate në…

×

Subscribe to News From Around The World 24/7!

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×