Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Somenews | “Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis…

Somenews | “Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis… Instagram Mon, 05/22/2023 - 20:15 “Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis, në reagimin e tij të parë ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, të cilat e renditën në vendin e tetë partinë e tij, MeRA25, duke humbur përfaqësimin në Parlament. Varoufakis bëri përgjegjës për humbjen e së majtës lidershipin e SYRIZA-s, partia e udhëhequr nga Tsipras, e cila dy vjet më parë e hodhi poshtë ofertën e tij për të bashkëpunuar në fushatë. Sipas tij, ky refuzim solli si pasojë “një cunami të pabesueshëm konservatorizmi”. Duke iu referuar kryeministrit dhe liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, Varoufakis tha se “Mitsotakis Ltd i shërbeu një disfate dërrmuese”. Varoufakis tha se partia e tij do ta analizojë me kujdes rezultatin. “Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, ju duhet të pranoni se programi koheziv qeverisës i partisë është një program vërtet interesant dhe i dobishëm, një kontribut në dialogun publik”, vuri në dukje ai, duke shtuar se programi do të rishikohet dhe do të paraqitet sërish. I pyetur nëse do të bashkëpunonte me parti të tjera në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, Varoufakis tha: “Në asnjë rrethanë. Ju e dini shumë mirë se gjatë zgjedhjeve nuk ka opsione për një marrëveshje programore – marrëveshjet afatshkurtra i kemi refuzuar që në fillim”. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #vox news #media # news @vox news.al @voxmedia.al #Nettitrendi // >



This post first appeared on News From Around The World 24/7!, please read the originial post: here

Share the post

Somenews | “Erdoganizimi dhe orbanizimi i Greqisë u përmbush”, tha ish-ministri i Financave Yanis…

×

Subscribe to News From Around The World 24/7!

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×