Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Aksidenti tragjik, këta janë dy vëllezërit që humbën jetën dje në Tunelin e Kalimashit

Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Rrugën e Kombit.

Aksidenti ndodhi në Tuneli ne Kalimashit, ku të vdekur kanë mbetur dy vëllezërit nga Kosova, Sadik Osmani dhe Nesret Osmani. Lajmin e ka dhënë djali i një prej viktimave, përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka postuar dhe një foto të dy vëllezërve.

“Me pikëllim të thellë dhe me lot në sy ju njoftojmë familjarë, miq e dashamirë se: dje si pasoj e një aksidenti të trafikut, në rrugën e Kombit kanë ndrruar jetë më të dashurit tanë, babai im Sadik dhe axha Nesret Osmani (Allahu i mëshiroftë). Djemtë e haxhi Sabit Osmanit Kravaricë-Gjilan. Ne nuk themi vetëm se atë që e kënaq Allahun Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Për varrimin ju informojmë më vonë”- shkruan ai.

Policia njoftoi ditën e djeshme se rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit që humbën jetën, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.



This post first appeared on Albaniacelebrity, please read the originial post: here

Share the post

Aksidenti tragjik, këta janë dy vëllezërit që humbën jetën dje në Tunelin e Kalimashit

×

Subscribe to Albaniacelebrity

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×