Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Dy shqiptarë me fëmijë të vegjël në Gaza, ambasadorja në Izrael: Po punojmë t’i nxjerrim nga Egjipti

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka bërë të ditur se në Rripin e Gazës ka aktualisht disa shqiptarë.

Ajo u shpreh se është zbuluar se atje janë vëlla e motër me pasaportë shqiptare.

Po ashtu, ajo theksoi se ata kanë fëmijë të mitur, që sipas ligjeve tona konsiderohen fëmijë shqiptarë


Ambasadorja Kumbe bëri me dije se ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt, janë bërë procedurat e nevojshme dhe janë në pritje të udhëzimeve.


“Kemi dy raste të raportuara, qytetarë me pasaportë shqiptare të cilët fatkeqësisht zbuluam për shkak të luftës që ekzistonin, nuk e dinim më përpara dhe të cilët të dy qytetarët janë motër e vëlla, kanë fëmijë të mitur, që automatikisht për ligjet e shtetit shqiptar konsiderohen fëmijë shqiptarë.


Janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt. Kemi bërë procedurat e nevojshme dhe jemi në pritje të udhëzimeve që do të vijnë. Ky është një problem që i ka lindur të gjitha shteteve. Jemi në koordinim të gjitha strukturat dhe vendet me njëra tjetrën për të parë mundësitë dhe si do të realizohet konkretisht”, tha ambasadorja për “Opinion”.


Kumbe bëri me dije se pika e kalimit me Izraelit është e pamundur dhe dalja e tyre mund të bëhet vetëm nëpërmjet Egjiptit.


Sipas saj, do të ketë një koordinim ndërkombëtar mes shumë shteteve përfshirë dhe vendet e OKB-së që do të përfshihen në të njëjtin korridor kalimi.

j.l./ dita



This post first appeared on Albaniacelebrity, please read the originial post: here

Share the post

Dy shqiptarë me fëmijë të vegjël në Gaza, ambasadorja në Izrael: Po punojmë t’i nxjerrim nga Egjipti

×

Subscribe to Albaniacelebrity

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×