Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Ejani blini tullumbace këtu”/ Policia arreston personazhin e njohur të “Tik Tok”-ut

Pavarësisht se nuk ka ligj në Shqipëri që ndalon “tullumbacet” me azot, Policia e Shtetit ditën e sotme ka arrestuar ditën e sotme një personazh të njohur të ‘Tik Tok-ut’.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e identifikuar Arjan. T (i njohur ndryshe si “Sheiku i Durrësit”) i cili në tabakinon e tij reklamonte në rrjetet sociale këto produkte të rrezikshme për shëndetin madje i bënte thirrje të rinjve që t’i blenë.

“Sekuestrohen bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. 21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



This post first appeared on Albaniacelebrity, please read the originial post: here

Share the post

Ejani blini tullumbace këtu”/ Policia arreston personazhin e njohur të “Tik Tok”-ut

×

Subscribe to Albaniacelebrity

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×