Get Even More Visitors To Your Blog, Upgrade To A Business Listing >>

Asnjë lekë më për fëmijët jashtë Shqipërisë, ndryshon ligji për çekun e bebeve, Qeveria: Ata përfitojnë nga vendet ku jetojnë

Bonusi i bebeve nuk do të jepet më për ato familje që jetojnë jashtë terriorit shqiptar.

Qeveria ka kërkuar nga parlamenti ndryshimin e ligjit duke propozuar që kjo e drejtë të jetë vetëm për rastin kur prindërit jetojnë në Shqipëri.

Me argumentin se emigrantët përfitojnë nga ligjet e vendeve ku jetojnë shtohet se nëse ky propozim nuk miratohet atëherë ata marrin përfitime të dyfishta.


Nga ana tjetër thuhet se: Qëllimi i nismës është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Republikën e Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.


Sipas të dhënave zyrtare nga viti 2019 dhe deri në 2021 kanë ëprfituar bonusin 117 942 fëmijë të lindur brenda ose jashtë vendit.


Në vitin 2022 janë mbështetur 42 761 fëmijë të porsalindur, nga të cilët 18 257 çeqe janë për fëmijët e lindur jashtë vendit me një shumë prej rreth 3 miliardë lekë. pra rreth 40 për qind e shumës ka kaluar për prindërit që nuk jetojnë në shqipëri.


Ligji parashikon që për foshnjen e parë jepet ceku 40 000 lekë, për të dytin 80 000 dhe Në masën 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe të foshnjave të tjera në vijim.


Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 lekë për secilën foshnjë dhe për tre njakët 120 000 lekë për secilën foshnjë.





This post first appeared on Albaniacelebrity, please read the originial post: here

Share the post

Asnjë lekë më për fëmijët jashtë Shqipërisë, ndryshon ligji për çekun e bebeve, Qeveria: Ata përfitojnë nga vendet ku jetojnë

×

Subscribe to Albaniacelebrity

Get updates delivered right to your inbox!

Thank you for your subscription

×