Çifti ka treguar se po merren me një prodhim kinematografik të zhanrit komedi-romancë.
Skenari i filmit mësohet se do të trajtojë copëza nga historia e tyre e dashurisë. Ndërkohë në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata herë pas here kanë ndarë me ndjekësit e shumtë disa momente nga sheshi i xhirimeve.
Bora shumë herë ka treguar se ketë verë nuk ka bërë pushime dhe është lodhur nga angazhimet e saj, duke theksuar se janë çdo ditë me xhirime në vende të ndryshme deri në mbyllje të filmit i cili pritet të shfaqet gjatë muajve të vjeshtës.
Së fundmi, partneri i saj ka publikuar një video në “Instastory” ku moderatorja shfaqet teksa fle në makinë. Në një moment, Donaldi shkon dhe i troket te xhami i mjetit dhe ajo çohet trembshëm.
“Gjynah”, ka shkruar aktori i humorit bashkëngjitur me pamjet që tashmë janë bërë virale në rrjet.